osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Nuk ndalen përplasjet në Vlorë! Këshilltarët bashkiakë i rrëzojnë vendimet Lelit: Dega e PS në kaos për shkak të Damian Gjiknurit

Nuk ndalen përplasjet në Vlorë! Këshilltarët bashkiakë i rrëzojnë vendimet Lelit: Dega e PS në kaos për shkak të Damian Gjiknurit

Nuk kanë të ndalur përplasjet mes socialistëve në degën e Vlorës. Drejtuesi politik i PS në Vlorë, Damian Gjiknuri, vazhdon luftën kundër kryetarit të bashkisë atje, Dritan Leli.

Nga kunjat me deklarata indirekt tashmë situata ka kaluar në veprime konkrete, duke përçarë Këshillin Bashkiak, që këta të fundit t’i vihen kundër Lelit. Në fakt përplasjet në këtë degë mes socialistëve janë agravuar më shumë pas zgjedhjeve të 25 prillit, kur Gjiknuri fajëson Lelin për rezultatin e dobët atje, ndërsa pak ditë më parë ka nxitur përçarjen në Këshillin Bashkiak për mos realizimin e një takimi, kur Leli kërkonte që takimi të realizohej online dhe disa anëtarë donin takim fizikisht.

Por, Gjiknuri nuk po ndalet me kaq, ditën e djeshme Këshilli Bashkiak ka dalë kundër një propozimi të Dritan Lelit. Këshillit i është dërguar një kërkesë dje nga Bashkia e Vlorës për pezullimin nga detyra të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit Bashkiak, Agron Gjipali pasi ai ka mbushur moshën e pensionit.

Sipas kësaj shkrese, është e nevojshme të zgjidhet një sekretar i ri, për t’iu dhënë hapësirë të rinjve. Por, ky argument nuk është pritur mirë nga Këshilli Bashkiak, i cili e konsideroi këtë kërkesë si tendencioze për shkak të tensioneve që kanë ndodhur kohët e fundit. Anëtarët e këshillit e hodhën poshtë propozimin e Lelit, duke thënë se nuk do të bëhet asnjë lëvizje sepse vetëm ata mund të shkarkojnë apo emërojnë Sekretarin e Përgjithshëm. Ajo që bie në sy është se, nga 42 anëtarë vetëm 2 e mbështetën propozimin e Dritan Lelit.

Reagimi i Lelit

Gjatë një takimi online me drejtuesit e institucioneve në Vlorë, Dritan Leli ka dhënë sqarimin e tij lidhur me këtë çështje. Ai tha se, kërkesa për Gjipalin është bërë në bazë të ligjit, pasi ai ka mbushur moshën për pension, por në asnjë moment nuk është kërkuar shkarkimi i tij pa arsye.

“Dua të sqaroj opinionin publik se sekretari i Këshillit Bashkiak edhe pse i emëruar nga Këshilli i Bashkisë nuk ka statusin e anëtarit të këshillit që zgjidhet nga populli. Funksionet e tij janë administrative dhe pozicioni nuk ka mandat kohor. Marrëdhëniet e sekretarit rregullohen nga legjislacioni i punës.

Theksoj gjithashtu se nuk është bërë asnjë largim nga puna, njësoj si disa kolegë të tjerë që kanë punuar në Bashkinë e Vlorës, gjatë këtyre ditëve, janë njoftuar se kanë plotësuar kushtet për të përfituar pensionin e pleqërisë”, tha ai.

Malaj në krah të Lelit

Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka dalë në mbështetje të Dritan Lelit. Përmes një postimi në Facebook, ai është shprehur se duket qartë që situata e tensionuar në Vlorë është e nxitur nga dikush tjetër, që kërkon t’i kthejë të gjithë kundër Lelit.

Sipas Malajt, anëtarët kanë shkelur ligjin me këto veprime. “Ajo që po ndodh në Vlorë nuk është vetëm hakmarrje primitive. Një përgjigje për ata që hedhin trakte dhe krijojnë grupe kundër kryetarit legjitim të Bashkisë të Vlorës dhe ekipit të tij të vlerësuar dhe të respektuar si një partner serioz edhe nga donatorët! Kjo është një luftë për pushtet abuziv dhe jo për qytetarët e saj”, shkruan ai.