osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Nuk ndryshojnë të bajgosurit me të shurrosurit, nga lopa që molën… padrejtësi!

Nuk ndryshojnë të bajgosurit me të shurrosurit, nga lopa që molën… padrejtësi!

Nga Anri Bala

Nuk e di a i kujtoni ditët, kur kjo bandë “kapadaish”, që guxonin të nëpërkëmbin këdo në një sallë gjyqësore, nisën të përpëliteshin nga frika e të strukeshin, sapo u njoftuan për ardhjen e “xhelatit”?!

Filluan të fshihnin me shpejtësi çdo plaçkë të vjedhur, që mendonin se nuk do t’ia kthenin kurrë të zotit, ndërsa të kapur gafil në krim, provonin me thonjtë e njërës dorë, të pastronin njollat e fajtorit tek dora tjetër, duke gjykuar gabim… se njëra dorë do laj tjetrën, e të dyja “fytyrën”!

Por, për të folur për ta, duhen netë dimre e ditë vere, nëse do na detyrojnë gjykatësit e tyre, “vettingashët” të merremi me ta.

Nëse “vetingashët” jan aty, për të mos bërë drejtësi, por me qëllimin e mbrapsht për të na humbur kujtesën, duke rehabilituar ata që nxijnë më pak, më vjen keq për… zhgënjimin tim, zhgënjimin tonë. Ne nuk jam rehatuar akoma dhe as nuk kemi harruar… aspak, përderisa ju kërkoni të ricikloni figurina me të njëjtat shëmbylltyra, ku portreti hajdut ose vrasës është qelibar, sepse ka bërë “dush” tek ju, në… vetting.

Nuk mund të lejojmë kurrë, që kriminelët të na gjykojnë dhe procedojnë, vetëm se ju nuk i keni kapur akoma!

Nuk më vjen keq t’iu them, se pseudo “P” dhe pseudo “Gj”, që ju rehabilituat, duke ua pastruar me mund figurën me ngjyra, për mua nuk kanë asnjë ndryshim me ato bardhë e zi.

Nuk ndryshojnë të bajgosurit me të shurrosurit, nga lopa që molën të dyja palët… padrejtësi!

Të shurrosurit, sot, fal jush janë më të relaksuar dhe më pak të shqetësuar, jo prej biografisë së tyre të “ciklosur”, por prej sinqeritetit të hajdutit, që e tregon plaçkën e vjedhur, duke e bërë gjykimin tuaj të nakatosur!

Janë po të njëjtët burracakë, që dikur trimëroheshin nga imuniteti që i jepte pushteti absolut, si ëngjëj të paprekshëm të drejtësisë, që tani kanë nisur t’i rrahin dhe gratë brenda mureve të shtëpisë… si fazë përgatitore, para se të shkelin brenda dhomës së qelisë!

Ndaj, mos u lodhni më kot të pastroni krundet nga mielli… në një thes me krunde!/Ekskluzive.al