osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Nuk transmeton të plotë europianin por RTSH ka miliona mënjanë për shallra dhe gota porcelani

Nuk transmeton të plotë europianin por RTSH ka miliona mënjanë për shallra dhe gota porcelani

Pak ditë më parë pati pakënaqësi tepër të mëdha nga ana e tifozëve shqiptarë në lidhje me Radio Televizionin Shqiptar.

Ky i fundit siç dihet mbahet nga taksat tona dhe për më tepër çdo muaj familjet shqiptare paguajnë një taksë prej 100 lekë të reja në faturën e energjisë elektrike.

Mirëpo me nisjen e kampionatit evropian EURO 2020 u vu re se ky televizion shtetëror nuk i transmetonte të gjitha ndeshjet por vetëm një pjesë të tyre.

Pas pakënaqësisë tepër të madhe që shpërtheu ndaj këtij televizioni nga ana e publikut, RTSH u detyrua të dilte më një deklaratë ku theksonte se prej datës 11 qershor kur ka startuar kompeticioni, RTSH është angazhuar për të transmetuar falas sfidat më të forta në letër, pasi e drejta e transmetimit të paketës së europianit për Televizionin Publik Shqiptar parashikon 31 ndeshje, ku faza me eleminim direkt është përfshirë e plotë.

RTSH u shpreh se nuk i transmeton të 51 ndeshjet e europianit, por vetëm 31. Sipas RTSH, prej disa sezonesh, të drejtën televizive për Kampionatin Europian, UEFA e ndan në dy paketa, atë me pagesë që përfshihen të gjitha ndeshjet dhe atë pa pagesë ku përfshihen disa nga ndeshjet.

“RTSH nuk mund të konkurojë për paketën me pagesë dhe kjo nuk ndodh vetëm me transmetuesin publik shqiptar”, u shpreh RTSH në deklaratë.

Mirëpo rezulton se në fakt RTSH i harxhon paratë e taksapaguesëvë për “rrush e kumbull”. Themi kështu pasi rezulton se ky institucion ka realizuar një tender me objekt “Blerje Materiale të ndryshme për Departamentin e Prodhimit në RTSH”.

Me një fond limit prej gati 35 milionë lekësh të vjetra RTSH kërkon të blejë shallra dhe gota porcelani me logo, stilolapsa, çadra, xhupa, bluza etj. Jo vetëm kaq, por vetë tenderi është tepër i dyshimtë.

Kështu në garë kanë marrë pjesë vetëm 2 firma, duke krijuar kushtet për një mungesë konkurrence thuajse totale. Kjo përforëcohet edhe nga fakti se ofertat e këtyre dy firmave janë thuajse të njëjta me njëra-tjetrën.

Sa për kronikë, fituese është shpallur firma MUCA me vlerë të ofruar 2,762,500 lekë të reja pa TVSH ose rreth 33 milionë lekë të vjetra me TVSH.