osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Numëron 30 milion vizitorë në ditë, gjeniu 17 vjeçar tregon historinë se si ndërtoi faqen e internetit që gjurmon përhapjen e COVID-19 në botë

Numëron 30 milion vizitorë në ditë, gjeniu 17 vjeçar tregon historinë se si ndërtoi faqen e internetit që gjurmon përhapjen e COVID-19 në botë

17 vjeçari Avi Schiffmann ka ndërtuar një nga faqet më popullore në internet për gjurmimin e koronavirusit. Faqja e tij në internet ka rreth 30 milion vizitorë në ditë. Shumë njerëz e cilësojnë atë si gjeni. Atij i janë ofruar vende pune me paga të larta dhe kontrata. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anush Avetisyan njofton se ai është fitues i çmimit “Webby” si Njeriu i Vitit. Por pavarësisht kësaj, adoleshenti thotë se ai do të përqendrohet në atë që ai mendon se është më e rëndësishme.

“Ndërtova diçka duke ndjekur video në YouTube dhe duke bërë pyetje. Nuk është një program jashtëzakonisht i komplikuar. Ajo që është më e rëndësishmja është që unë ndërmora nismën për ta ndërtuar këtë faqe kur ende nuk flitej për këtë lloj projekti.”

Me 29 dhjetor të vitit 2019, ky nxënës i shkollës së mesme publikoi në internet një faqe elektronike të quajtur nCoV2019.live që gjurmon përhapjen e koronavirusit në botë.

Dizanjimi i faqeve të internetit nuk është diçka e re për 17 vjeçarin. Kur filloi gjurmimin për koronavirusin ai nuk e dinte se do të bëhej pandemi, dhe sistemi i tij në një projekt të njohur universal.

“Doja shifrat më të sakta dhe shikoja faqet qeveritare lokale të qeverisë kineze që ishte shumë e vështirë të lexoheshin. Fillova të punoja në gjërat kryesore që ishin tërheqëse për shikuesit, kryesisht për pajisjet mobile që zakonisht marrin të dhënat e fundit. Të gjitha në një vend për të gjitha shtetet. Që nga ajo kohë kam patur mbi 700 milion vizitorë nga çdo vend i botës, çdo ditë.”

Në fillim të marsit, thotë ai, u ndjeva i frikësuar kur dolën njoftimet për rastet e para në shtetin e tij, në Uashington. Por, meqënëse po gjurmonte virusin, ai ishte i përgatitur me maskat e modelit N95, që kishte blerë para se të përhapej virusi.

Me 11 mars, Organizata Botërore e Shëndetësisë e cilësoi virusin si pandemi. Shtetet filluan të zbatojnë masa të rrepta karantine, ndërsa shumë filluan të kërkojnë në internet fjalën “pandemi”. Faqja e tij e internetit ishte gati pas shumë vitesh eksperiencë me kompjuterat…

“Fillova të mësohesha me kompjuterat kur isha rreth 7 vjeç. Babai im ishte i dhënë pas kompjuterave dhe kishim plot në shtëpi.”

Ai ka krijuar mbi 30 faqe interneti gjatë dhjetë viteve. Por ai ndihet krenar me sistemin për gjurmimin e virusit. Ai thotë se të dhënat janë po aq të sakta sa informacionet e publikuara nga qeveritë.

Për momentin ai nuk po pranon ofertat për punë…

“Nuk jam i interesuar për një karrierë si programues tetë orë në ditë. Kjo do të hiqte zbavitjen dhe motivimin që kam për programimin. Dua të ndërtoj diçka që u shërben njerëzve dhe nuk dua të jem një emër në listën e kontribuesve.”

Këtë vit ai fitoi çmimin “Webby” si Njeriu i Vitit. Dr. Anthony Fauci, Drejtor i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, i dhuroi atij çmimin për “përsosmëri në internet”.