osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Operacioni “Impacto 444”në Ekuador zbulon ekzekutorët e “bosit” grek (Video)

Operacioni “Impacto 444”në Ekuador zbulon ekzekutorët e “bosit” grek (Video)

Dalin detaje të reja në lidhje me operacionin “Impacto 444”, i cili u zhvillua në Ekuador dhe në Greqi, ndërsa u bllokua një sasi prej 382 kg kokainë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për grupin e arrestuar, të cilët dyshohen se qëndrojnë pas vrasjes së biznesmenit grek, Janis Makris, 46 vjeç. Operacioni për goditjen e trafikut të drogës ka çuar deri tani 11 persona në pranga, mes tyre dy vëllezër shqiptarë, raporton “BalkanWeb”.

Vrasja e biznesmenit grek dyshohet të jetë bërë nga ky grup i strukturuar kriminal, por hetimet sapo kanë nisur dhe drejtësia greke pritet të japë verdiktin final.

Momenti i ekzekutimit të biznmesmenit grek:

Greku i vrarë në Athinë ditë më parë ishte bosi i mafias dhe i drogës në Australi, ndërsa shtypi grek ka shkruar disa herë duke denoncuar aktivitetin e paligjshëm të 46-vjeçarit, por pas vrasjes, mediat australiane hodhën dyshime se vrasësi i biznesmenit mund të ishte një shtetas shqiptar. Gjithashtu mediat greke hodhën aludime të forta se kokaina e sekuestruar gjatë operacionit ndërkombëtar në Ekuador ishte porositur nga mafia shqiptare.

Prej shtatorit 2018 e deri ditën e arrestimit, të dyshuarit kanë krijuar një organizatë kriminale me qëllim trafikimin e drogës nga Ekuadori drejt Australisë nën drejtimin e dy grekëve Apostolis Leusis dhe Vasilis Spiridonakos si dhe shqiptarit Ilia Papa.

Pazaret e drogës dhe konkurrenca dyshohet si një ndër pistat kryesore, e cila ka çuar në ekzekutiminin e grekut 46-vjeçar.