osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Opozita po na tremb… në pushtet nuk vijmë kurrë!

Opozita po na tremb… në pushtet nuk vijmë kurrë!

Nga Anri Bala

Nuk e di në ekziston apo jo opozita dhe opozitarizmi, por kundërshtarë anti-qeveri, që dridhen para pushtetit dhe bërtasin, se qeveria i ka kapur të gjitha… nuk më kishte parë syri dhe dëgjuar veshi ndonjëherë. Ashtu sikurse Basha, edhe ushtarët e të gjitha llojeve, të veshur me kostume lajlelule, nuk ndalojnë duke njoftuar se: Edi Rama i ka kapur të gjitha pushtetet, Edi Rama do të kap drejtësinë!

Mirëpo, ndryshe nga ata… të lebetiturit e drejtësisë, që “fantazmat” e tyre i proklamojnë në publik si fundin tonë, a thua se kemi kryer ndonjë krim në bashkëpunim… ne nuk kemi asnjë arsye pse të trembemi nga drejtësia, as nga “kapja” e saj prej Ramës dhe as nga kapja e ndonjë pasardhësi të Ramës, kur ky nuk është as më pak dhe as më shumë se kryetar qeverie, që mandatin e marrë prej nesh, për të bërë drejtësi me çdo kusht, të kapur apo jo, e ka edhe për tre vite… që me qitapet e opozitës, është një kohë e pamjaftuesheme për “kapje”.

Reforma në Drejtësi do kohë të finalizohet, e nëse e ka “kapur” qeveria, në bazë të rregullave të demokracisë, rrotacioni me dakordësinë e sovranit, do ta ketë qeveria tjetër… ajo që sot është kundra kapjes… dhe jo ligji apo drejtësia! Çfarë “fati” për opozitarët e sotëm, që do e kenë në “prehër” drejtësinë… “vegël” të qeverisë.

Apo po gaboj, sepse me ato që thonë, duket se pushtetin e shikojnë si mollën e Adamit, e më ngjanë se kanë emëruar Ramën si kryeministër të përjetshëm!

Muza e opozitarizmit komik, zoti Lulzim Basha, jo për habi por për marrëzi, deklaroi se për Teatrin do të shpërthej luftë civile, bile jemi në luftë civile! Për të mos i ngrënë hakun këtij idioti, që përdor shprehje të tilla pa ua ditur kuptimin, mund t’i japim pak të drejtë për ta sqaruar: Është lufta mes zhvillimit dhe errësirës, së një grupi antishqiptarësh me numër zero, që as nuk i ka kush në “refene”. Ky është kryetari i të djathtës, që si klloun në të bërit politik, duhet pyetur, se përse kazerma italiane do fusi në luftë shqiptarët dhe përse do vritemi kur kazerma nuk mallëngjen askënd, por irriton çdo qytetar, se përse na ka shërbyer?!

Si njeri i çartur dhe si turpi i demokracisë së këtij vendi, Lulzimi duhet të mbrohet, sepse ka shumë gjëra për të sqaruar me ligjin dhe qytetarët. Nëse mendon, se Rama do kapi drejtësinë dhe ka kapur të gjitha pushtetet, ka humbur personalitetin dhe vetëdijen, sepse nuk na mbetet gjë veçse t’i themi: Tu thaftë goja mor opozitari ynë, që ke vdekur dhe na le amanet qeverin e majtë… përjetësisht!

Nëse njerëzit, që ai paguan me ato pak aspra, që i sajon andej këndej, janë aty për të na treguar, se më mirë hajdutë dhe pazarxhinjë të jetëve njerëzore në kupolën e drejtësisë, se sa kupola e kapur nga qeveria… i ka paguar kot!

Përdorimi i njerëzve me fat dhe pa fat të komunizmit, është tabloja më e keqe e opozitarizmit të sotëm. Një ish i përkëdhelur i sistemit dhe më vonë i dënuari i sistemit, bëhet bashkë me pjellën e të përkëdhelurit të dy sistemeve, edhe si ekzekutor edhe si… ekzekutor të irriton, për katandisjen e demokracisë. Ndërsa i pari denigron duke deklaruar, se më mirë hajdut dhe të korruptuar në drejtësi, se sa kapja e drejtësisë nga qeveria, i dyti është i sigurtë që hajdutët duhet të bënin drejtësi, sepse nuk mundet të rrimë pa gjykata, edhe nëse janë të baltosura dhe të sterrosura, sepse shejtanët do e gjejnë djepin bosh dhe do futen brenda.

Arsyetimet filozofike e këtyre anhal-istave, nuk është se kanë impakt në opinion, por ca si puna ime, që i shikojnë gjërat me spektrin e ngjyrave, mendojnë se këto duan djepin me shejtanin brenda, duke shpresuar… se shejtani do ndryshoi fatet e tyre!

Sot, e çdo ditë, kur shikojnë kundërshtarët e vetëemëruar të Edi Ramës, gjoja anti-qeveri, më kap një pesimizëm i madh për ndrrimin e pushteteve… demokracinë. Nëse trembesh, se qeveria po kap pushtetet, ke deklaruar botërisht, se nuk beson se mund ta marrësh pushtetin, sepse bërja e ligjeve që favorizon qeverinë në pushtet, do favorizoi edhe qeverinë pasardhëse. Ndaj, duhet të gjeni diçka të re për të na bindur, se nuk po luftoni që të mbani Ramën në këtë pushtet… që ju nuk e doni pë vete… por për ne.

Ju thaftë goja mor frikcakë opozitarë, që nuk doni pushtete dhuratë nga qeveria në largim… me ligj e Maliq, por doni pushtet si Han, ku mund të flejnë bashkë, derri, dosa… dhe opozitari!/Ekskluzive.al