osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Opozita “publikon” listën “armiqve” të rinj europianë, kaq shpejt i “bleu” Rama?!

Opozita “publikon” listën “armiqve” të rinj europianë, kaq shpejt i “bleu” Rama?!

Kush nuk ka të njejtin qëndrim me opozitën shqiptare për situatën politike në vend, shpallet menjëherë “armik” i demokracisë dhe popullit shqiptar.

Nuk ka rëndësi nëse është politikan dhe përfaqësues i medias shqiptare, politikan apo zyrtar europian dhe i SHBA, të gjithë vihen para “togës së pushkatimit” të opozitës dhe mediave afër saj.

Në artikulimin publik të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, gjithkush që nuk mendon dhe deklarohet si Lulzim Basha, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, “kryqëzohet” dhe futet në listën e armiqve të mëdhenj të kombit shqiptar.

Nëse kishte një rast që politika shqiptare duhet të ishte më e bashkuar se kurrë, ai ishte 29 maji, kur Komisioni Europian rekomandoi me zë të plotë dhe të shoqëruar me vlerësime maksimale, rekomandimin për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Mund të ishte një moment përbashkues për të gjithë shqiptarët, që janë dhe përfituesit më të mëdhenj nga ky rekomandim njëzëri për hapjen e negociatave.

Përfitonte dhe opozita shqiptare në kauzën e saj për “votën e lirë”, pasi me një Shqipëri nën “morsën” e Bashkimit Europian, asnjë lider qeverisës në vend nuk do të guxonte më të bënte “harakiri” me vullnetin dhe paratë e shqiptarëve.

Madje opozita duhej të ishte dyfish e azhornuar për këtë ditë historike kur Komisioni Europian, që quhet rëndom dhe “qeveria e BE” e kishte kaluar lajthitjen e saj të djegies mandateve, bojkotimit të Kuvendit, bojkotit të zgjedhjeve dhe dhunës ndaj institucionale vetëm me një fjalë.

E thënë me gjuhë më të thjeshtë, Komisioni Europian në raportin që dorëzoi për dhënien e rekomandimit për Shqipërinë që të hapë negociatat me BE e kishte “falur” opozitën, duke mos ia llogaritur Shqipërisë këtë moment të errët në prag të negociatave me BE.

Por opozita shqiptare nuk zhgënjeu në lojën e saj politike, kundër gjithçkaje, duke i cilësuar dhe negociatat me BE si një atribut dhe përgjegjësi vetëm për mazhorancën socialiste dhe kryeministrin Edi Rama.

Ndaj që dje filluan akuzat ndaj Komisionit Europian, duke këmbëngulur se Shqipëria nuk e meriton hapjen e negociatave me atë nivel korruposioni, trafiku droge dhe shkelje të vullnetit të lirë të shqiptarëve që qeveria e Ramës ka arritur në këto 6 vite në pushtet.

Madje, nuk munguan as ironitë që nga presidenti Meta, i cili në prezencë të ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca tha se përshëndet rekomandimin e përsëritur të Komisionit Euopian për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Njëherësh dhe Lulzim Basha deklaroi se Shqipëria nuk e meriton hapjen e negociatave sa të jetë Edi Rama kryeministër i këtij vendit, duke bërë thirrje për militantët e opozitës që më 2 qershor të jenë pa mungesa në protestën e radhës kundër qeverisë.

Këtu fusim dhe zemërthyerjen e Berishës, i cili ndjehej shumë keq me këtë rekomandim të Komisionit Europian për qeverinë e Ramës, a thua nuk bëhej fjalë për Shqipërinë.

Ndërkohë që dita e sotme është hapur me sulme frontale kundër ambasadorit të BE në Tiranë Luigi Soreca, të cilin opozita e priti me shumë shpresë në momentin e emërimit, duke nënvizuar dhe faktin se ka qënë një zyrtar i lartë i antimafias italiane.

Por publikimi i të ashtuquajturave mesazhe komunikimi me kryeministrin Edi Rama, duke nxjerrë një palë duar në të cilat ishte një ekran celulari me diçka të shkruar, dhe etiketuar si të Sorecës, që komunikonte dhe merrte urdhëra nga Rama, tregoi se opozita kishte nisur sulmin.

Me një shpejtësi marramendëse u publikua ky lajm pa asnjë lloj verifikimi në të gjitha portalet afër Bashës, Berishës dhe Metës, duke i dhënë madje dhe “mbiemrin” Romana, në “nder” të “armikes” Romana Vlahutin.

Madje publikuan dhe foton e ambasdorit Soreca me bluzën elektorale të PS me siglën e saj dhe datën 30 qershor të stampuar në të.

Por kanë filluar dhe anatemimet ndaj eurodeputetes Kati Piri, që zëvendëson në PE, raportuesin për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, e cila u shpreh se unioni duhet të duhet të vijojë përpara me premtimet që ka bërë për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Ndërsa kanë gëzuar për disa ditë me radhë për humbjen që Fleckenstein kishte pësuar në zgjedhjet e para disa ditëve për Parlamentin Europian, tashmë ka nisur projektimi i “tabelës” për “qitjen” e radhës që është zonja Piri, për ta futur dhe atë në listën e armiqve të opozitës.

Mos dhe përfaqësuesit e rinj të BE dhe të PE, ata qëq flasim me vlerësime maksimale për Shqipërinë, i paska “blerë” kaq shpejt Edi Rama,

Ka ardhur koha që opozita të rikthehet me këmbë në tokë, pasi në kushtet kur është jashtë axhendës së BE dhe të SHBA për të gjitha lëvizjet e saj politike, që nga djegia e mandateve dhe largimi nga Kuvendi, që nga dhuna ndaj institucioneve e deri në bojkotin e zgjedhjeve vendore, e vetmja rrugë për të ka mbetur tashmë rikthimi brenda sistemit dhe përballja me alternativa.

Koha kur shqiptarët mashtroheshin me armiq të brendshëm dhe të jashtëm si në kohën e Enver Hoxhës ka kaluar, pasi që nga viti 1990 kufijtë janë hapur dhe qytetarët janë njohur me demokracitë më të zhvilluara të botës.

Eshtë koha që lidershipi i PD dhe LSI të jetë pjesë e politikës por dhe të ketë burrërinë të përballet me implementimin e reformës në drejtësi, në mënyrë që, nëse do të jenë subjekt i saj, të gjejnë mundësinë të përballen në mënyrë dinjitoze me akuzat që mund të ngrihen.

I njëjti “format” këshille është për të gjithë ata që kanë abuzuuar me paratë e shqiptarëve, pa dallim ngjyre partike./M.Nikaj