osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Opozitë me Shpëtim “mashtruesin”, promovuesin e kriminelëve!

Opozitë me Shpëtim “mashtruesin”, promovuesin e kriminelëve!

Pak ditë pasi Shpëtim Idrizi zgjodhi të kalojë në opozitë me Lulzim Bashën janë shtuar edhe kritikat ndaj këtij pakti.  Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PDIU-së të datës 11 shtator, kreu i kësaj force politike Shpëtim Idrizi mori vendimin për të braktisur koalicionin me Partinë Socialiste dhe kalim në opozitë. Vendimi i tij për t’ju bashkuar frontit opozitar  ka sjellë edhe xhelozinë e pakënaqësitë e para mes aleatëve të Bashës. Dhe, jo vetëm. Kjo sipas gazetarit Flamur Vezaj e bën edhe më të pabesueshme opozitën.

Reagimi i plotë:

Ore e kuptoni pse njerëzit nuk ngrihen dhe nuk e besojnë opozitën! Ja përveç tjerash edhe për këto marrëzi që bëjnë! Po si mund të bashkohesh apo të pretendosh t’i marresh pushtetin “Rilindjes” me “opozitar” si Shpëtim Idrizi?!

Ore keni harruar shpejt, po është i njëjti Shpëtim që e drodhi disa herë! Po si mund t’i besohet këtij njeriu përseri! Ai ishte mashtrues, u bë doganier, më pas kaloi me socialistet, pastaj demokratët dhe në fund u bë çam!

Çam në koalicion me PD-në kur iku PD-ja kaloi në koalicion me PS-n përsëri! Por meqënse ngeli pa asgjë dhe nuk e mori timonieri në tepsin e tij, ai ktheu kokën nga PD-ja përseri, me pretendimin të vij në pushtet, por jo për të mirën e qytetareve apo çamëve, por të tijën personale!

Pastaj harruat, si mund te jete ky opozitar që lufton krimin ne pushtet, ku nën firmen e tij dhe siglen e partisë që uzurpoi, ai promovoj dhe kandidoi në listën e deputetëve kriminel! Po po kriminel si A.Rakipi i njohur si Qifja, vajzën e një krimineli tjetër nga Dibra dhe po kandidatin tjetër nga Elbasani me probleme me ligjin, e mos të flasim për tjerët që nuk fituan! Po të njëjtet njerëz që zotria i promovoj nën siglën e partise se uzurpuar, sapo erdhën në Kuvend, ia dhanë dorën duke braktisur siglën e partise dhe vet “kryetarin” për pak llokmë të tepsisë së Rilindasve!

E çfarë mund të premtoi ky njeri pas gjithë këtyre?! E si do fitohet besimi i qytetarëve, me njerëz të tillë? Po opozita si mendon të luftoj krimin në pushtet, me njerëz që sollën po kriminel në pushtet!

#Epo mirë, vazhdoni e mblidhni rreth vetes njerëz të tille se keni për t’ia dhënë “kryerilindasit” edhe një mandat tjeter siç po duket!

#Edhe kjo një arsye me shumë që qytetarët mos të besojnë me të kjo klasë politike se nuk ka alternative, por vetëm riciklim e ndërrim kostumesh!