osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Ora e “trimërisë” pas përgatitjes së lartë fizike majë hekurave! Meta kërcënon SPAK: Partia ime nuk sekuestrohet, do keni pasoja fatale…

Ora e “trimërisë” pas përgatitjes së lartë fizike majë hekurave! Meta kërcënon SPAK: Partia ime nuk sekuestrohet, do keni pasoja fatale…

Meta ka sulmuar SPAK-un duke i bërë thirrje që të hetojë kallëzimet që janë bërë, në të kundërt pasojat, sipas tij, do jenë fatale.

Në një mesazh për mediat nga selia e partisë, ai tha se Partia e Lirisë nuk mund të sekuestrohet, e ka fjalën për marrjen e dokumentave dhe e kompjutrave nga SPAK të cilën po në SPAK e ka denoncuar si vjedhje nga njerëz të panjohur… BKH.

Ai paralajmëroi kryeministrin Rama kundër atyre që i quajti përpjekje për të marrë nën kontroll Partinë e Lirisë përmes “veglave të tij në në drejtësi, polici e në SHIK, apo dhe në krimin e organizuar”.

“Nuk kam asnjë lloj shqetësimi. Zonja Fatime është përgjigjur vetë më duket, se nuk i kam parë lajmet, se kam punë më të rëndësishme.

Zonja Monika përgjigjet vetë. Unë jam përgjigjur vetë. Duhet ta dijë SPAK-u, se nuk dua t’i them tarallaku, Partia e Lirisë nuk sekuestrohet.

Mund të sekuestrohet SPAK përpara, por Partia e Lirisë nuk sekuestrohet.

Të bëjnë hetime për kallëzimet që ne kemi bërë, sepse përndryshe pasojat ndaj tyre do jenë fatale.

Partia e Lirisë do ta nisë nga vetja, duke i dhënë fund organizimit me gënjeshtra, mbështetur mbi parime të hekurta, që jo vetëm e bëjnë të padepërtueshme këtë parti nga diversionet e Edi Ramës dhe veglave të tij, në drejtësi, polici e në SHIK apo dhe në krimin e organizuar, që ka qenë shumë i interesuar për të ndërhyrë dhe për të marrë drejtimin e Partisë së Lirisë”, tha Meta.