osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Pak kërkesat si të dyshuar për testim! Bien ndjeshëm rastet e reja! Sot 285 të prekur me COVID dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

Pak kërkesat si të dyshuar për testim! Bien ndjeshëm rastet e reja! Sot 285 të prekur me COVID dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

Kjo e hënë ka shënuar një ulje shumë të ndjeshme të rasteve të reja me COVID-19 si edhe viktimave. 6 qytetarë kanë humbur betejën me këtë virus, e ndërsa janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 285 raste të reja.

Të dhëna të tilla kanë dalë si rezultat i 1893 testeve, një numër i ulët krahasuar me kërkesat për tamponët e kryer gjatë ditëve të fundit për persona me simptoma dyshuese. Lajmi i mirë është se numri i të shëruarve ia kalon rasteve të reja. Nga 6 qytetarë që kanë humbur jetën 3 janë vetëm në Tiranë, për t’u ndjekur nga Fieri dhe Saranda.

Situata paraqitet e stabilizuar edhe në spitalet COVID, krahasuar me shkurtin apo fillim marsin, ku dhe u regjistruan shifrat më të larta. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 311 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki
67 raste në Tiranë, 21 në Fier, 19 në Korçë, 18 në Shkodër, 17 në Elbasan, 14 në Vlorë, nga 13 raste në Durrës, Gjirokastër, 11 në Berat, nga 7 raste në Lezhë, Lushnje, Sarandë, nga 6 raste në Kavajë, Mirditë, Peqin, nga 5 raste në Kurbin, Mallakastër, Vau i Dejës, nga 4 raste në Librazhd, Skrapar, nga 3 raste në Pukë, Kamëz, Malësi e Madhe, Kuçovë, Patos, nga 2 raste në Devoll, Prrenjas, Kolonjë, Gramsh, nga 1 rast në Kukës, Has, Rrogozhinë, Tropojë, Poliçan, Dropull, Libohovë.