osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Pamje ekskluzive/ Dy kushërinjtë heronj shpëtojnë 14-vjeçarin që po mbytej në Golem

Pamje ekskluzive/ Dy kushërinjtë heronj shpëtojnë 14-vjeçarin që po mbytej në Golem

Dy persona kanë shpëtuar për mrekulli nga mbytja ditën e sotme në plazhin e Golemit. Një 14-vjeçar ishte futur për t’u larë, por mbeti mes dallgëve dhe rrezikoi që të mbytej, ndërkohë që për ta shpëtuar shkoi kushëriri i tij 44-vjeç me kamerdare.

Por të dy rrezikuan mbytjen, pasi u bllokuan nga dallgët, ndërsa në ndihmë të tyre shkoi një person i tretë po kushëriri i tyre duke i shpëtuar. Report Tv sjell pamjet ekskluzive të momentit kur dy kushërinjtë nga Berati ishin në rrezik për jetën, në luftë me dallgët dhe ndërhyrjen deçizive të të tretit për t’i shpëtuar.

Fillimisht nga deti doli 44-vjeçari, ndërsa më pas personi i tretë që hyri për t’i shpëtuar nxori 14-vjeçarin Anduel Gllava me shumë vështirësi deri në mol. Fatmirësisht 14-vjeçari nuk ishte shumë larg bregut duke u shpëtuar. 44-vjeçari shprehet se hyri për të shpëtuar djalin, por rrezikoi të mbytet edhe vetë. ‘Jemi nga Berati, u futa për ta ndihmuar se e mori uji atë çunin e vogël’ u shpreh 44-vjeçari pas daljes në breg.

Report Tv mëson se dy personat janë dërguar në spitalin e Kavajës ku kanë marrë ndihmë mjekësore dhe janë larguar në gjendje të mirë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të ditës së sotme pranë një resorti. Të tre kushërinjtë janë nga Berati. Ndërkohë që në Golem mungojnë rojet e plazhit, por edhe flamujt e kuq dhe kufizuesit me litar për të respektuar thellësinë.

Dita e sotme ka qenë tragjike, pasi dy pushues janë mbytur duke u larë në det, ndërsa një i moshuar u gjet i pajetë në breg të detit. Paradite u gjet i pajetë një person në plazhin e Currilave, ndërsa njëri u mbyt duke u larë në plazhin e Porto Romanos në Durrës. Ndërsa në mesditë një turiste nga Polonia është mbytur në plazhin e Sarandës. Raportohet se turistja polake Noëorycka Peter Iëona 52-vjeçe është mbytur në zonën e quajtur “Kanali i Çukës”.

Tetë persona janë mbytur këtë sezon turistik në plazhet shqiptare. Katër nga viktimat janë shënuar në vijën bregdetare në Durrës, ndërsa katër të tjerët plazhet e tjera. Nga tetë viktimat, dy janë mbytur ditën e sotme në Durrës dhe në Sarandë. Viktima në plazhin e Porto Romanos u shënua paradite, ndërsa në mesditë u mbyt në Sarandë një turiste polake.

Ngjarjet e fundit janë kronika të paralajmëruara, pasi në vijën bregdetare si në Durrës, por edhe në Sarandë ku u shënuan rastet e fundit nuk kishte roje në plazhe. Edhe pse kullat e vrojtimit janë ngritur, rojet mungojnë ndërsa vijon ping pongu mes bizneseve dhe pushtetit lokal.