osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Paralajmërimi që mund të hedhë në erë marrëveshjen e djeshme

Paralajmërimi që mund të hedhë në erë marrëveshjen e djeshme

Pas ditë të tëra negociatash, me orare të zgjatura dhe praninë e ambasadorëve kryesorë perëndimorë në Tiranë, që iu rrinin te koka për t’i “këshilluar”, përfaqësuesit e opozitës, asaj që është jashtë Parlamentit, dhe mazhorancës, më në fund ranë dakord për një marrëveshje për reformën zgjedhore.

Një marrëveshje, që në fakt nuk ndryshon shumë situatën, pasi me përjashtim të identifikimit biometrik, nuk u arrit ndpnjë gjë e re.

Për më tepër që një prej kushteve kryesorë të ODHIR, ai për depolitizimin e komisionerëve dhe administratës zgjedhore, nuk u plotësua.

Edhe këtë radhë, mazhoranca dhe opozita thanë se do ta plotësojnë në zgjedhjet e tjera këtë kusht.

Megjithatë, edhe pse e paplotë, e rëndësishme është që tani kemi një marrëveshje, që në një farë mënyrë ka kënaqur të gjithë palët, ndërkombëtarët, opozitën, mazhorancën.

Ose më saktë, pothuajse të gjithë.

Sepse gjatë këtyre negociatave të ethshme dhe të gjata, ishte edhe një palë tjetër, që u anashkalua dhe injorua, me argumentin se me këta e gjejmë gjuhën.

Është fjala për opozitën parlamentare, e cila edhe pse e ironizuar dhe bërë shpesh objekt humori, është faktor kryesor për zbatimin e marrëveshjes së arritur mbrëmjen e së premtes.

Vota e saj, vë në zbatim, ose hedh poshtë marrëveshjen.

Dhe, nga ajo që paralajmëruan sot, duket se tani ndërkombëtarët dhe mazhoranca, do të kenë një problem të ri: T’iu mbushin mëndjen opozitës parlamentare, të votojnë pro marrëveshjes.

Myslim Murrizi deklaroi në emër të opozitës parlamentare, se 39 votat e tyre, janë kundër kësaj marrëveshje.

Opozita parlamentare ka tre kushte: Lista të hapura, administratë zgjedhore jo politike dhe votën e emigrantëve.

Kushte këto, që janë hedhur poshtë nga tryeza e Këshillit Politik.

Në mënyrë që mos të kemi një rrëzim të marrëveshjes për reformën zgjedhore në Kuvend, ndërkombëtarët dhe mazhoranca tani duhet të negociojnë edhe me opozitën parlamentare.

Nga ajo që u tha sot pas takimit me ambasadorët Kim dhe Soreca, duket e vështirë që opozita parlamentare të bindet, pa marrë asnjë gjë.

Të paktën të zbatohet një prej kushteve të tyre.

Vota e emigrantëve në këto zgjedhje është përjashtuar.

Edhe depolitizimi i administratës po ashtu, duke qenë se gjithë lufta deri më tani pikërisht për këtë të fundit u bë.

E vetmja gjë që mund të negociohet me opozitën parlamentare është pika për listat e hapura.

Tani ajo që duhet parë, është si do veprohet dhe a do kënaqet opozita parlamentare.

Në të kundërt, gjithë përpjekjet disa ditore për arritjen e marrëveshjes së të premtes mbrëma, do të shkonin kot, pasi pa votat e opozitës parlamentare, reforma zgjedhore nuk mund të votohet në Kuvend. (TemA)