Avokatët e huaj të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj do të kërkojnë që çështja e arrestit të tij të dërgohet në Gjykatën e Strasburgut.
Sipas avokatëve, më 10 shtator do të zhvillohet një takim i dytë me Veliajn, pasi ata i kanë drejtuar kërkesë SPAK-ut.
Në këtë takim, Veliaj duhet të firmosë apelin që do të dërgohet në Strasburg për çështjen e arrestit të tij. Lëvizja e avokatëve vjen pas dy fitoreve të Veliajt në Gjykatën Kushtetuese.
Avokatët e huaj synojnë kështu të çojnë çështjen e arrestit të kryebashkiakut në Gjykatën e Strasburgut.

