osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Pas Leonardo DiCaprios, kompania amerikane u kërkon njerëzve t’i bashkohen projektit për mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Vjosës

Pas Leonardo DiCaprios, kompania amerikane u kërkon njerëzve t’i bashkohen projektit për mbrojtjen e Parkut Kombëtar të Vjosës

Përmes një video të publikuar nga Patagonia – kompania amerikane e veshjeve që tregton dhe shet veshje për aktivitetet në natyrë dhe promovon mbrojtjen e mjedisit – tregohet rëndësia e ruajtjes së Vjosës.

Peticioni u kërkon njerëzve që kanë llogari në Tëitter që të ndihmojnë duke shpërndarë projektin e Parkut Kombëtar të Vjosës.

“Njerëzit po ngrihen për të mbrojtur lumin e egër më të madh të Eeropës – Vjosa. Kjo rrugë ujore shkon e paprekur nga burimi në det, duke përqafuar një mozaik habitatesh dhe kulturash që janë lidhur me të për mijëra vjet.

#VjosaPërgjithmonë tregon luftën e vazhdueshme për të siguruar të ardhmen e këtij sistemi unik, nga pasiguria politike dhe lakmia oportuniste deri te shpresat për krijimin e një Parku Kombëtar (i pari i këtij lloji në Europë).

Pas zgjedhjeve të qeverisë në prill, adhuruesit e lumenjve, qytetarët lokalë dhe konservatorët globalë kanë frikë se kjo ‘Mbretëreshë e Europës’ do të përballet me rrezikun. Në këtë moment historik, njerëzit kudo janë të detyruar të flasin për Vjosën; për ta mbajtur atë të egër, përgjithmonë” – shkruan Patagonia.

Më herët, ishte aktori i njohur Leonardo Di Caprio, që kërkoi sërish nëpërmjet një video në rrjetet sociale, mbrojtjen e Vjosës.

“Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Europë. Nga malet e Greqisë deri në Detin Adriatik në Shqipëri, ai shtrihet në 300 kilometra, plotësisht i lirë nga barrierat artificiale, si digat e hidrocentraleve.

Lumenjtë dhe përrenjtë që janë degë të Vjosës janë shtëpia e më shumë se 1,100 specieve të botës së egër, shumë prej të cilave janë të kërcënuara,” shkruan ai në një postim të fundit në Instagram.

Në vijim, Di Caprio shton:

“Vjosa është kurora e Zemrës Blu të Europës dhe njerëzit në të gjithë Shqipërinë duan ta mbrojnë atë përgjithmonë. Ata po i kërkojnë qeverisë së Shqipërisë për të krijuar Parkun Kombëtar të Vjosës, i cili do të ishte parku i parë një lumi të egër në Europë. Le të qëndrojmë me ta. Klikoni linkun në Bio dhe nënshkruani peticionin.”