osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Pas PD-LSI, PS nis negociatat me opozitën parlamentare, më 30 qershor vendoset për heqjen e koalicioneve dhe ndryshimin e sistemit

Pas PD-LSI, PS nis negociatat me opozitën parlamentare, më 30 qershor vendoset për heqjen e koalicioneve dhe ndryshimin e sistemit

Një ditë pasi mazhoranca arriti dakordësinë me opozitën jashtëparlamentare për miratimin e reformës zgjedhore, tashmë ka nisur diskutimet për të gjetur dakordësinë edhe me opozitën që është në Parlament.

Deputetët e opozitës parlamentare kanë kërkuar që pjesë e reformës zgjedhore të jetë ndryshimi i sistemit dhe hapja e listave. Në fund të qershorit mbaron mandati i Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore, ndërsa Ralf Gjoni iu drejtua kryetarit të Kuvendit me pyetjen se përse nuk janë diskutuar propozimet për ndryshimin e sistemit.

Kryetari i Kuvendit njoftoi se në fund të muajit, në 30 qershor do të mblidhet Këshilli i Legjislacionit për kërkesën e opozitës parlamentare për ndryshimin e sistemit dhe heqjen e koalicioneve. “Komisioni ka punë vetëm me Kodin Elektoral, jo me sistemin, është target kushtetues dhe ka procedura të tjera, për të parë. Më 30 qershor do të ketë mbledhje të Këshillit të Legjislacionit për kërkesën e opozitës parlamentare për ndryshimin e sistemit”, deklaroi Ruçi.

Ndërsa kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, tha në foltoren e Kuvendit se mazhoranca është gati të ulet me opozitën parlamentare dhe të diskutojë propozimin e kësaj të fundit për hapje të listave në zgjedhje. Sipas tij, kërkesa e 28 deputetëve opozitarë do të merret në konsideratë dhe këto ndryshime që do të miratohen deri në fund të muajit e do të aplikohen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen në pranverë.

Balla shtoi se Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni parlamentar i Ligjeve do të diskutojnë dhe miratojnë brenda afateve kushtetuese të gjitha propozimet që kanë ardhur nga opozita në Parlament. “Ne nuk kemi thënë që nuk do t’i marrim në konsideratë propozimet për ndryshime kushtetuese nga ana e 28 deputetëve firmëtarë. Ne ua kemi thënë edhe paraardhësve tuaj: PS lidhur me çdolloj reforme zgjedhore apo sistemi zgjedhor ka vetëm një kusht: votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit.

E kam thënë kur kam qenë vetë kryetar i komisionit të reformës në mandatin e kaluar. Po jua përsëris edhe sot: Partia Socialiste e Shqipërisë vetëm këtë çështje ka kërkuar. Hapja e listave nuk është tabu. Jemi të gatshëm të ulemi t’i diskutojmë. Kemi hapësirë e kemi kohë ta bëjmë brenda afatit të përcaktuar kushtetues që përfshin fundin e këtij sesioni parlamentar dhe pastaj të masim forcat para popullit shqiptar në zgjedhjet e pranverës së vitit të ardhshëm”, deklaroi Balla.