Pasi pagoi 182 milionë euro për shërbimet në 10 vite koncensioni mbaron, “Check-up” dhe “Dializën” kalon në pronësi të shtetit

Pasi pagoi 182 milionë euro për shërbimet në 10 vite koncensioni mbaron, “Check-up” dhe “Dializën” kalon në pronësi të shtetit

Qeveria do të rikthejë në shtet shërbimin e kontrollit bazë të popullsisë dhe atë të ofrimit të dializës duke iu dhënë fund kështu edhe dy konçesioneve të tjera në sektorin e shëndetësisë.

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, tha se kontratat e dy koncesioneve përfundojnë respektivisht në shtator dhe nëntor të këtij viti dhe nuk do të rinovohen më.

“Shërbimi i check-up-it dhe ai i dializës do të merren në dorëzim dhe do të ofrohen nga shteti,” tha ministrja.

Dy kontratat koncesionare patën një faturë totale prej rreth 17.2 miliardë lekësh ose 182 milionë euro me kursin aktual, për periudhën 10 vjeçare të jetëgjatësisë së tyre për shërbimmet e kryera

Përkatësisht kompania e koncesionit të Check Up u pagua 8.76 miliardë lekë nga buxheti i shtetit, ndërsa ajo e dializës rreth 8.5 miliardë lekë për dhjetë vitet si koncensionarë.

Më parë qeveria i kaloi shtetit edhe një tjetër shërbim të konçesionuar në sistemin shëndetësor, atë të sterilizimit pas përfundimit të koncensionit.

Ky koncesion u kushtoi shqiptarëve mbi 150 milionë euro i vetëm dhe sipas hetimeve të SPAK ka qenë një proçedurë korruptive. , por ishte një nga koncensionet më faorizuese dhe më i domosdoshëm për mjeksinë shqiptare. Madje ndërhyrja kriminale e SPAK nuk vërtetoi asgjë, përveçse është akoma në proces gjyqsorë me ish ministrin Beqja i cili vazhdon betejën me shrlatanët që solli drejtësia e re me ushtarë të vjetêr