Video me skaf dhe foto nga shezlloni, a i shpërndan Rama në media për të tërhequr vëmendjen?!

Video me skaf dhe foto nga shezlloni, a i shpërndan Rama në media për të tërhequr vëmendjen?!

Ndërsa protestat kundër qeverisë vijojnë pa ndërprerje dhe kanë hyrë në ditën e 67-të, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ky i fundit duket se po vazhdon normalisht pushimet verore në jug të vendit.

Kreu i qeverisë është parë këtë të martë në zonën e Dhërmiut, ku është filmuar duke lundruar me skaf në det.

Rama nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi (VIDEO)
Në video, Rama shfaqet i qetë dhe i relaksuar, i veshur me kapele dhe syze dielli, ndërsa shijon momentet në det në shoqërinë e bashkëshortes.

Në skaf vihet re edhe prania e dy fëmijëve të vegjël, duke e kthyer këtë dalje në një moment familjar.

Por ajo që ngre pikëpyetje në këtë video të “rastësishme”, si u lejua të filmohej kryeministri Rama nga afër dhe kush i nxori fotot e videot në rrjet.

Pikëpyetjet që ngrihen janë kush e filmoi kryeministrin nga aq afër, në një zonë qeveritare ku nuk ka as restorante apo hotele.

Video me skaf dhe foto nga shezlloni, a i shpërndan Rama në media
Vila qeveritare ne Dhermi

Nga afërsia që është kapur video duket që ka qenë nga stafi i kryeministrit, që më pas e kanë hedhur videon “rastësisht” në rrjet.

Por nuk u ndal me kaq pasi u pa që video bëri bujë në rrjet dhe mediat po merreshin me ta, pas disa orësh sërish del një foto e “rastësishme”.

Video me skaf dhe foto nga shezlloni, a i shpërndan Rama në media
Rama ne shezllon
Sic duket dhe nga foto e bërë nga afër, kryeministri Rama i shtrirë në një shezllon, duke lexuar një libër.

Gjatë protestave të cilat u bënë virale në shume media ndërkombëtare dhe influencer të njohur, Rama i shpalli “luftë” algoritmit.

Ai mobilizoi “ushtrinë” e tij të PR-t (strategji komunikimi) që të fitonin ndaj protestës, a është edhe nxjerrja e këtyre videos dhe fotos pjesë e strategjisë? /Vox News