osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Pastori Akil Pano reagon pas thirrjes së Gjergj Lucës: Feja e shqiptarit nuk është shqiptaria o Luc

Pastori Akil Pano reagon pas thirrjes së Gjergj Lucës: Feja e shqiptarit nuk është shqiptaria o Luc

Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca, i cili plotësoi sot të dhënat për censin, deklaroi me tone sarkazme se te pyetja për fetë ka shkruar shqiptar.

Sipërmarrësi u bëri bëri thirrje të gjithëve, që te feja të shkruajmë shqiptarë, sepse sipas tij, ne jemi për kombin përpara e për atdheun, pastaj për fetë.

“Unë kam nënë myslimane, baba katolik, grua ortodokse, një kalama e kam pagëzuar ortodoks, një tjetër më ka shkuar tek xhamia e lagjes këtu, po bëhet një e madhe, është futur në themel. I pëlqejnë myslimantë. Unë iki falem në Kishë, shkoj dhe në xhami. Tani çfarë të shkruaj këtu? Mua të gjitha fetë më pëlqejnë. Jam duke e shkruajtur shqiptar. Dhe ju bëj thirrje miq, të gjithë këtu tek feja të shkruajmë shqiptarë ,se ne jemi për kombin përpara e për atdheun, pastaj për fetë”, tha Luca.

VIDEO/”S’më dalin llogaritë me fetë e pushtuesve”, thirrja e Gjergj Lucës për formularin e Censit

Por për këtë deklaratë ka ardhur një reagim nga Pastori Akil Pano, i cili pretendon se kjo thirrje na kthen në të shkuarën komuniste.

Akil Pano deklaron se feja e shqiptarit nuk është shqiptaria, pasi populli jonë është përbëhet nga Muslimanë, Katolikë, Orthodhoksë, Bektashinj, Ungjillorë/Protestantë.

Reagimi i plotë:

Thirrja e Lucës, kthim në Komunizëm.

Thirrja e Lucës që Shqiptarët të mos prononcohen për fenë por tek kategoria e përkatësisë fetare të deklarohen vetëm ‘Shqiptarë’ na kthen tek reminishencat e së shkuarës komuniste.

Populisti Luca na kthen pas tek koha e etërve komunistë të cilët e degjeneruan fenë në çdo formë. Lufta ndaj fesë nisi me përbaltjen e figurave të larta të klerit si bashkëpunëtorë me armikun. Ndërsa pjesa dërmuese e përfaqësuesve të klerit ishin kapacitete të larta intelektuale, regjimi komunist i lidhi me injorancën dhe prapambetjen. Përbaltja e figurave dhe personaliteteve fetare ishte vetëm fillimi i projektit komunist. Më pas ideologjia marksiste, çensura, burgimet, shkatërrimi i objekteve të kultit dhe ligji kushtetues për ndalimin kategorik të fesë në Shqipëri. ‘

‘Mjeshtri i peshkut’ të bëjë kujdes kur prononcohet për fenë e Shqiptarëve dhe veçanërisht kur bën thirrje publike të këtij lloji, pasi zgjon tek shqiptarët kujtimin e dhimbjes, dhunës, burgosjes dhe martirizimit të njerëzve të fesë.

Feja e Shqiptarit nuk është shqiptaria o Luc.

Pashko Vasa ose Vaso Pasha në poezinë e tij i bënte thirrje Shqiptarëve për bashkim, në një kohë dhe kontekst të caktuar për vendin që të gjithë e njohim.

Thirrja e tij nuk ishte kërkesë për mosidentifikim të shqiptarëve në kuadrin fetar, por thirrje për bashkim kombëtar.

Sot shqiptarët janë Muslimanë, Katolikë, Orthodhoksë, Bektashinj, Ungjillorë/Protestantë (për këtë deklarove se ishe i paditur e për padijen nuk të bëj me faj). Janë këto pesë fe të cilat njihen zyrtarisht nga shteti shqiptar përmes marrëveshjeve të ratifikuara në Kuvendin e Shqipërisë, marrëveshje të cilat u japin këtyre komuniteteve besimi statusin e bashkësive fetare të njohura nga shteti si të tilla.

Ungjillorët/Protestantët janë themeluar si bashkësi fetare në Shqipëri në vitin 1892 nën siglën ‘Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë.’ Por dhe këtë ti nuk e di dhe s’të bëj me faj. Kjo është një çështje që duhet të shqetësojë më shumë Ungjillorët.

Problemi në thirrjen tënde nuk është se ti s’di asgjë për Ungjillorët dhe kontributet e tyre në Shqipëri që lidhen me fenë, gjuhën shqipe, arsimin, etj. Problemi yt mjeshtër është thirrja që shqiptarët mos të deklarojnë identitetin e tyre fetar.

Kjo na kthen në të shkuarën tragjike kombëtare, komunizmin shqiptar. Modelin suigeneris që shoku Enver ngriti në shoqërinë shqiptare, pasi më parë likuidoi fenë dhe lirinë. Ndaj, miqësisht të lutem herën tjetër, pak më shumë kujdes, pak më shumë vëmendje dhe natyrisht më shumë informacion.

Miqësisht, pastori!