osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, vilë 940 mijë euro, 11 llogari bankare…

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, vilë 940 mijë euro, 11 llogari bankare…

Janë të shumtë ata që mbrohen duke thënë se nuk kanë kryer asnjë aferë, apo se nuk ka prova për emra të caktuar. Por ka një element që mund t’i fundosë të gjithë dhe ajo është pasuria. Në bashkëpunim me ekspertët ndërkombëtarë, drejtësia e re po kryen një sërë hetimesh për mjaft individë dhe në kuadër të operacioneve që po zhvillohen, po marrin informacione mbi llogari bankare të dyshimta apo pasuri të lartë të investuara nga shtetas shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit.

Në skanerin e SPAK mund të futet dhe pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj, i cili me shifrat që zbardh çdo vit sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, si Ilir Meta, apo Sali Berisha, të cilët gjithmonë kanë qenë të zhytur në luks dhe pasuri, por në deklaratat e tyre të pasurisë në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit të Kontrollit dhe Pasurive dhe Konfliktit të Interesit kanë qenë shumë herë më të varfër se deputeti Duraj.

Gazeta “SOT” zbardhi pak javë më parë pasurinë e Laert Durajt për vitin 2022, ku ai deklaronte banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, 46,750.00 euro të ardhura nga qeratë. Por ajo që na ra në sy gjithashtu ishte dhe huamarrjet e Laert Durajt tek njerëz të tjerë të paidentifikuar në letra që kapnin shifra marramendëse, ku njëra prej tyre ishte 100 mijë euro. Po ashtu ai shënoi në deklaratën e pasurisë dhe 180 mijë euro shitje pasurish.

Pasuria marramendëse

Madje në vitin 2021 u raportua se Duraj kishte apartament me sipërfaqe 92 m2 në Tiranë, më vlerë 97 milionë lekë të vjetra. Laert Duraj deklaronte edhe tre apartamente të tjerë, 146 m2 me vlerë 73 mijë euro, 79 m2 me vlerë 64 mijë euro dhe 60 m2 me vlerë 35 mijë euro. Pesë shtëpi të deklaruara nuk janë asgjë, pasi Duraj deklaron se është pronar i një godine dy kate me vlerë 940 mijë euro.

Ai thotë se ka blerë edhe një kompani me vlerë 850 mijë euro euro. Deputeti i ri është bërë pronar edhe i 6 mijë m2 tokë arë. Këto prona thotë se i ka blerë me kursimet nga paga. Nuk mbaron me kaq. Laert Duraj bleu edhe 5940 m2 tokë në Tiranë me vlerë 534 mijë euro. Për Durajn në vitin 2021 u raportua se ishte pronar me 1/5 e zotëron 1/5 e një sipërfaqeje toke 10 mijë m2.

Më tej, Duraj bleu edhe aksione në një tjetër kompani me vlerë 60 mijë USD. Duraj deklaron edhe disa makina luksoze. Ai gjithashtu u ka dhënë hua njerëzve të ndryshëm shumat 470 milionë lekë, 110 mijë euro, 134 mijë euro etj. Dhe kjo është vetëm një pjesë e pasurisë së deputetit të ri.

Si i justifikon milionat

Laert Duraj e ka nisur punën në vitin 2005 si ekonomist i thjeshtë. Por kur iu fut punëve në shtet, ai është përfolur si një nga drejtorët e Edi Ramës më të akuzuar për afera me tendera korruptivë. Edi Rama i besoi Laert Durajt drejtimin e Postës Shqiptare ku dyshohet se ka realizuar aferat më të frikshme, flagrante dhe masive me tenderat gjatë viteve të fundit në Shqipëri.

Me Laert Durajn në krye, Posta Shqiptare, sipas të gjithë raporteve të institucioneve vendase, u kthye në një nga drejtoritë më të korruptuara në Shqipëri. Duraj krijoi një rrjet klientelist me pronarë kompanish klientë dhe politikanë që diktonin tenderat më vlera të mëdha, duke përlarë kështu miliona euro para publike.

Edhe pse gjithë këto para të dyshimta që ka fituar, ai thotë se i ka marrë nga punësimi sezonal i tij dhe i gruas në emigracion, por edhe paga si deputet, apo drejtor në Postë, duke futur në këtë mes kredi dhe huamarrje, apo dhe shitje pronash, shifrat janë marramendëse dhe të dyshimta. Këto dyshime i mbeten vetëm drejtësisë për t’i konfirmuar.