osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Pasuritë e sekuestruara dhe pastrimi i parave, që kanë çoroditur Edi Palokën

Pasuritë e sekuestruara dhe pastrimi i parave, që kanë çoroditur Edi Palokën

Pak ditë më parë, nga ana e Prokurorisë së Lezhës është kërkuar vënia nën sekuestro preventive e pasurisë miliona euroshe të krijuar nga aktiviteti i dyshimtë, në të cilën janë të implikuar edhe dy zyrtarët demokratë. Konkretisht, në vendim thuhet se dy apartamente i janë blerë deputetit Edi Paloka, njëri me vlerë 87.5 milionë lekë dhe tjetri 70 mijë euro, ndërsa ish-deputetit Hoxha i janë blerë tre apartamente dhe tre garazhe, në vlerën 729 mijë euro.

Paloka, të paktën që nga viti 2012 nuk ka i ka të deklaruara këto apartamente dhe mbetet për t’u parë nëse politikani i djathtë ka qenë zotërues i tyre vite më pare apo ka harruar t’i deklarojë. Gjithsesi dy apartamente që në total janë shitur për një vlerë gati 140 mijë euro nuk dihet se me çfarë të ardhura janë blerë nga nënkryetari i PD-së.

Dhe mbase këtu duhet kërkuar edhe nervozizmi i skajshëm dhe i pajustifikuar i Edi Palokës sot në Kuvendin e Shqipërisë, kur kreu një akt dhune ndaj Kryeministrit Rama, të cilin e sulmoi me bojë stilolapsi. Në një akt të paprecedentë, gjatë një seance të mbledhur për të nderuar mikun nga Maqedonia e Veriut, kryetarin e Kuvendit të këtij shteti, Edi Paloka i është turrur në një moment qetësie vendit ku qëndron qeveria, dhe ka sulmuar Kryeministrin.

Një akt i pajustifikushëm, për shkak se seanca po ecte krejt qetësisht, aq sa janë kapur të papërgatitur edhe punonjësit e gardës në Kuvend. Por me siguri arsyet duhet të kërkohen diku tjetër. Edi Paloka është i vetëdijshëm se shkuarja drejt përmbylljes e reformës në drejtësi, do të kenë pasoja për të dhe të singjashmit e tij në Partinë Demokratike. Eshtë po e njëjt arsye që po bën kryetarin e PD, Lulzim Basha që t’u bëjë thirrje qytetarëve për të kryer akte dhune në mitingun e ditës së shtunë. Eshtë po e njëjta arsye që e ka bërë Sali Berishën të dalë nga binarët.

Me akte të tila dhune, Paloka po shpreson më kot që t’u shpëtojë hesapeve të hapura që ka tashmë me drejtësinë./Lexo.al