osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

PD drejt zgjedhjeve, të dielën mblidhen Kryesia dhe Këshilli Kombëtar, Basha u përgjigjet kritikëve që i kërkojnë dorëheqjen

PD drejt zgjedhjeve, të dielën mblidhen Kryesia dhe Këshilli Kombëtar, Basha u përgjigjet kritikëve që i kërkojnë dorëheqjen

Kreu demokrat Lulzim Basha ka vendosur të thërrasë strukturat drejtuese të partisë pas humbje së zgjedhjeve. Dje në telefonat e anëtarëve të partisë ka shkuar një mesazh nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, i cili njofton se më 16 maj do të mblidhet Kryesia e partisë dhe pas saj Këshilli Kombëtar.

“Të nderuar anëtarë të Kryesisë! Ditën e diel, datë 16 Maj 2021, ora 17:00, do të zhvillohet mbledhje e Kryesisë së Partisë, me rend ditë: “Diskutime dhe vendimmarrje sipas Statutit për proceset politike pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit”.

Më pas, në orën 19:00, me të njëjtin rend dite, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar”, thuhet në mesazh. Në këto mbledhje pritet të analizohet rezultati i zgjedhjeve, ndërsa po ashtu pritet të vendoset se çfarë do të ndodhë brenda PD. Sipas informacioneve pritet të merret një vendim për mbajtjen e zgjedhjeve të reja brenda partisë.

Reagon Basha

Po dje, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi të zhvilluar në Lezhë u ka kthyer përgjigje kritikëve të tij që i kanë kërkuar të dorëhiqet. Ai deklaroi se do të ketë zgjedhje për drejtuesin dhe përfaqësuesin e partisë me anë të votave teksa theksoi se në shtëpinë e PD nuk ka asnjë të tepërt. Basha mirëpriti kritikat dhe idetë ku sipas tij një fokus i rëndësishëm për momentin do t’i jepet mobilizimit të çdo energjie të demokratëve për të përmbysur regjimin Rama-Doshi.

“Partia Demokratike ka qenë dhe është një shtëpi e madhe ku gjithkush ka dhe do të ketë kontributet e veta, sakrificën dhe lirinë e vetë për shprehjen e mendimit, ka të mirat, gabimet dhe të këqijat e vetes dhe këtu fus këdo duke filluar nga vetja ime. Por në shtëpinë tonë të madhe nuk ka të tepërt.

Ndaj, le t’i dëgjojmë, le t’i mirëpresim të gjithë kritikat konstruktive, idetë dhe konceptet teksa bëhemi gati që mbi 680 mijë shqiptarë që na besuan në valën tonë të ndryshimit t’i udhëheqim në vazhdimin e kësaj beteje deri në fund.

Ju e keni patur dhe shumë shpejt do ta keni përsëri të drejtën për të zgjedhur përfaqësuesit dhe drejtuesit tuaj me votë, por tani e gjithë vëmendja jonë duhet të jetë tek mobilizimi i çdo energjie të demokratëve, të mbështetësve tanë, të atyre që na besuan pavarësisht nëse janë apo jo votues tanë për t’ia bërë të qartë regjimit Rama-Doshi se për ne ditët e tyre janë të numëruara”, tha Basha.

Ai u shpreh se Partia Demokratike nuk do të lërë asnjë mjet pa përdorur për të çliruar energjinë e atyre njerëzve që kërkojnë ndryshimin. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mos heqin dorë nga demokracia, por të luftojnë kundër regjimit. Sipas tij përfundimi i betejës për demokraci do të vijë me rënien e regjimit Rama-Doshi. “Ne nuk do të lëmë asnjë mjet pa përdorur, asnjë formë, asnjë mënyrë, asnjë hapësirë pa çliruar energjinë e jashtëzakonshme dhe dëshirën e njerëzve për ndryshim.

Kush është i lodhur nga kjo betejë ka hequr dorë nga demokracia, është kthyer vetvetiu në një skllav të Edi Ramës, Tom Doshit me shokë. Kush është lodhur nga kjo betejë është dorëzuar dhe pranon që fatin e familjes së vet t’ia dorëzojë atyre të cilët në familjen tonë nuk do t’i qasnim kurrë. Përfundimi i kësaj beteje është fundi i regjimit Rama-Doshi, fitorja e Shqipërisë”, tha ai.