osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

PD në fillim ankohej se Rama i kishte punësuar për fushatë, tani ankohet pse nuk i paguan

PD në fillim ankohej se Rama i kishte punësuar për fushatë, tani ankohet pse nuk i paguan

Partia Demokratike, në betejën e saj për të gjetur provat e vjedhjes së zgjedhjeve, ka akuzuar Edi Ramën disa herë se ka bërë punësime elektorale para fushatës zgjedhore.

Por sot, PD në mënyrë paradoksale i ka kërkuar llogari se pse nuk i paguan.

Albana Vokshi thotë se fakti që mësuesit në dy shkollë në Fier, sipas saj, nuk janë paguar, tregon se ka pasur punësime elektorale.

“Një nga provat për të cilat KAS duhet të marrë informacion janë punësimet elektorale.

Mësuesit e marrë në punë për zgjedhje në shkollat e Fierit kanë mbetur pa rroga. Ata nuk ishin parashikuar në buxhet dhe sot nuk paguhen dot, sepse janë jashtë organikës. Janë vetëm punësime të përkohshme elektorale në këmbim të votës.

Ky skandal elektoral dhe nëpërkëmbje e dinjitetit njerëzor ka ndodhur në, të paktën, 2 gjimnaze të Fierit, në shkollën e muzikës “Jakov Xoxa” dhe në shkollat e mesme të bashkuara në Kafaraj, Povelçë e Cakran të Fierit.

Këtë muaj mësuesit “elektoralë” do të mbeten pa rroga, pasi u është thënë se fondi limit mujor është tejkaluar”, tha Vokshi.