osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Penallti nga “mesi i fushës” dhe presidentë që kërcënojnë me plumb kokës! Ky është futbolli i Armando Dukës

Penallti nga “mesi i fushës” dhe presidentë që kërcënojnë me plumb kokës! Ky është futbolli i Armando Dukës

Futbolli shqiptar ka degraduar tërësisht. Edhe ato pak grimca pozitive e profesioniste që solli Skënderbeu në Europa League janë të dyshuara si të manipuluara, nisur nga raporti i fundit i komisionerëve të UEFA-s ku kërkohet penalizimi me 10 vjet i skuadrës korcare.

Por situatën më të qartë për gjendjen e futbollit tonë e tregojnë ndeshjet në kampionat, sjellja e lojtarëve, stafeve teknike dhe gjyqtarëve. Vetëm në Shqipëri ndodh të jepen penallti për faulle jashtë zone apo nga situata të sajuara, ndërsa “bilbilave” që i shkaktojnë këto skandale u krijohen lehtësira të marrin edhe stemën e FIFA-s. Nuk është rastësi, sigurisht, aspak rastësi. A nuk e ka bërë baltë Jorgji, Meta e ndonjë tjetër kampionatin me arbitrimin e tyre skandaloz? Sigurisht që po, por asnjë gjëmb në këmbë për ta, vijojnë të gjykojnë në mënyrë skandaloze, duke shkaktuar pakënaqësi dhe largim të sportdashësve nga shkallët e stadiumeve. Asnjë masë penalizuese, vetëm privilegje. Kjo do të thotë se kreu i FSHF-së Armand Duka i mbështet vetë këta monstra që duhet të vinin drejtësi në fushën e lojës e që në fakt shkaktojnë indinjatë dhe rebelim.

Si të mos mjaftonte arbitrimi, skenës së dhunës e abuzimit i shtohet sjellja e presidentëve. Ishin harruar për ca kohë plumbat në zarf për gjyqtarët që conte ndonjë deputet, apo zbritja nga tribuna në dhomat e zhveshjes me kërcënime si ajo e presidentëve të Superiores, por kërcënim të hapur me vrasje i erdhi radha të ndodhë në Peshkopi, ku një lojtar i Vllaznisë B, vetëm 19 vjec, është pak të quhet u traumatizua kur dëgjoi nga goja e presidentit të Korabit Fehmi Mziu shprehjen “të fus plumbin”. Ky nuk është futboll normal, por futboll xhungle, ku fiton i forti dhe i pandershmi.

A e ka për herë të parë ky Mziu që lëshon akuza të tilla? Jo, sigurisht që jo, përundrazi, thuajse në të gjitha ndeshjet e Korabit ky person është problematik. Ndeshjet nuk fitohen me dhunë, as duke u hakmarrë për sjelljen e pahijshme apo të rëndë që mund të kenë bërë rivalët në stadiumet e tyre. Por këtu pyetja lind natyrshëm: Pse nuk është dënuar më parë ky Mziu i Korabit për sjellje agresive, kërcënime dhe ushtrim dhune në impiantet e futbollit? A ka federata komisione disiplinore që ndëshkojnë fenomenet negative? Pse ato e “përkëdhelin” Mziun dhe sojin e tij?

Logjika të con se është vetë FSHF dhe Duka që e përkëdhelin presidentin e Korabit dhe të gjithë dallkaukët e pazarexhinjtë e tjerë të futbollit shqiptar. Alarmi që lëshoi lojtari i Vllaznisë B Isufi dhe trajneri Kraja, përtej ngjyrimeve të rastit, janë dëshmi e qartë se kampionati shqiptar i futbollit, sidomos ai në kategoritë inferiore, është marrë peng nga të fortët. Presidentë me precedentë penalë, me të ardhura financiare të dyshimta dhe pa asnjë njohuri profesioniste në futboll komandojnë sportin më popullor e më të bukur në Shqipëri. Dhe kjo duket krejt normale kur mendon se si e mban Duka federatën prej 16 vjetësh. Për rrjedhojë, me presidentë që kërcënojnë me plumb kokës dhe me gjyqtarë që futen në fushë si “mish për top” dhe si “masha” të Dukës, nuk ka kurrfarë të ardhmeje futbolli në Shqipëri. /Pamfleti.com