osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Për publikun e sotëm në Shqipëri, filmat e Kinostudios “Shqipëria e Re” do të cilësoheshin si filma historikë

Për publikun e sotëm në Shqipëri, filmat e Kinostudios “Shqipëria e Re” do të cilësoheshin si filma historikë

Për publikun e sotëm në Shqipëri, filmat e Kinostudios “Shqipëria e Re” do të cilësoheshin si filma historikë – meqë i referohen një periudhe kohore që tashmë i përket historisë.

Kështu, një film si “Gjeneral Gramafoni” (regjia Viktor Gjika, skenari Vath Koreshi), ku rrëfehen ngjarje të ambientuara në Shqipërinë e viteve 1930, do të konsumohet sot si një film historik për atë periudhë historike specifike.

Çfarë lehtësisht mund t’i shpëtojë spektatorit të këtij filmi, sikurse edhe të shumë filmave të tjerë të Realizmit Socialist, është data ose më mirë periudha – edhe ajo tanimë historike – se kur është krijuar filmi; për “Gjeneral Gramafonin”, viti 1978.

Filma të tillë janë sot dyfish “historikë”: ngaqë i referohen një periudhe në të shkuarën dhe ngaqë i përkasin një periudhe në të shkuarën. Edhe pse shpesh nuk përfillet, dallimi mes këtyre dy raporteve ngre peshë jo vetëm për ta vendosur filmin në kontekstin e duhur, por edhe për ta interpretuar.

Viti 1978 ishte veçanërisht i lumtur për kinematografinë në Shqipëri – meqë atë vit u prodhuan dhe iu dhanë publikut dy filma nga më të realizuarit artistikisht të periudhës: “Gjeneral Gramafoni” dhe “Koncert në vitin 1936)” (regjia Saimir Kumbaro, skenari nga Kiço Blushi dhe Dhimitër Shuteriqi).

Nëse të dy filmat kanë për subjekt fatin e muzikës dhe të publikut të saj në vitet e monarkisë, “Gjeneral Gramafoni” fokusohet në dramën e modernizimit dhe të komercializimit të artit popullor (folklorik); ndërsa “Koncert në vitin 1936” e përqendron vëmendjen në përplasjen mes orientalizmit dhe oksidentalizmit, si formë e përplasjes mes prapambetjes dhe përparimit, injorancës dhe kulturës.

Sot e kësaj dite, filmat funksionojnë si “dëshmi” ose “dritare” drejt konsumit kulturor në vitet 1930 (po e lë pa përmendur salcën “revolucionare” që duhej shtuar me zor në çdo film). E megjithatë, për nga ethosi ose pozicionimi moral dhe ideologjik i autorëve, këto dy vepra flasin më shumë për kulturën shqiptare në fundvitet 1970, sesa për po këtë kulturë, por në periudhën e Monarkisë.

Viti 1978 në fakt, jo vetëm shënjoi formalizimin e “prishjes” së Shqipërisë me Kinën Popullore për arsye mirëfilli ideologjike dhe i konsakrimit të autarkisë ekonomike dhe kulturore të vendit, por edhe një vit kur shoqëria shqiptare ende po i vuante plagët e spastrimeve të mëdha në art, kulturë, ushtri dhe ekonomi, të viteve 1973-1976.

Veçanërisht në sferën e letërsisë dhe të artit, pas Plenumit IV të vitit 1973, izolimi dhe paranoja do të shfaqeshin me refuzimin pothuajse të plotë të komunikimit me kulturën bashkëkohore botërore, përfshi këtu edhe muzikën pop.

“Gjeneral Gramafoni” i bën jehonë pikërisht këtij izolimi, duke vënë ballë për ballë muzikën popullore shqiptare me shijet dhe interesat komerciale të projektuara nga Italia – ku ndikimi kulturor italian paraqitet jo vetëm si në thelb korruptues i vlerave artistike, por edhe si pararendës i pushtimit fashist.

Kështu, filmi dashur pa dashur ilustron tezat e Plenumit IV dhe vijën politike të luftës kundër “shfaqjeve dhe ndikimeve të huaja”, e cila kish shkaktuar ndërkohë shumë dhimbje dhe viktima në fushën e letërsisë dhe të arteve.

Paralelisht, atje muzika popullore ose “folklorike” siç quhej në atë kohë, paraqitet si mishërimi muzikor i popullit si kategori mistike (e mira), në kundërvënie me shtypësit, shfrytëzuesit dhe spekulatorët gjithfarësh (e keqja).

Spektatorit të sotëm, që ndoshta edhe nuk e njeh mirë historinë e viteve 1970 në Shqipëri ose nuk e mban sa duhet parasysh (dhe nuk ka pse), do t’i shpëtojë kjo marrëdhënie – përndryshe flagrante – e filmit “Gjeneral Gramafoni” me Plenumin IV, glorifikimin e folklorit si shfaqje të anti-intelektualizmit brutal të regjimit dhe ksenofobinë që po përpunonte prej vitesh regjimi Hoxha, i izoluar nga mbarë bota; në një kohë që imazhet e historisë, të përcjella nëpërmjet filmit, nuk do t’i shpëtojnë.

Edhe te “Koncert në vitin 1936” kundërvënia midis kulturës dhe injorancës, oksidentit dhe orientit, qytetit dhe fshatit – e mbarsur me rreziqe ideologjike të papritura – arrin ta kalojë lumin, duke e paraqitur muzikën e luajtur nga Donika (këngëtare) dhe Eleni (pianiste) si të përpunuar sipas vlerave autentike folklorike kombëtare; ndryshe nga muzika orientale e çengive, që vjen si kolonë zanore e monarkisë së Zogut, me të cilën një “turkoshak” lokal kërkon t’ua prishë koncertin dy artisteve.

Nëse “Gjeneral Gramafoni” ua mbyllte derën marrëdhënieve kulturore me Perëndimin përballë, “Koncert në vitin 1936” tregonte, me mënyrën e vet, se e ardhmja kulturore e Shqipërisë do të kalonte nëpërmjet shfrytëzimit “mineral” intensiv të vlerave kombëtare të cilat në fakt ekzistonin.

Nga ana tjetër, falë edhe këtyre dy produkteve artistike masive të profilit të lartë dhe të realizuara me mjeshtëri, viti 1978 konstituohet edhe si ai moment, në kalendarin totalitar, kur historia kulturore dhe veçanërisht muzikore e viteve 1930 mori formë të kristalizuar; në kuptimin që tash e tutje këta dy filma, krahas me produkte të tjera të ngjashme, do të shërbenin, efektivisht, si pika referimi për të kuptuar periudhën historike të Monarkisë, nëpërmjet imazheve të normalizuara të asaj periudhe.

Nëpërmjet këtij procesi sa të detyruar aq edhe rutinor normalizimi, nën kontrollin e rreptë ideologjik të ofiçinave propagandistike të regjimit, historia kulturore dhe veçanërisht muzikore e viteve 1930 do të kornizohej dhe narrativizohej sipas orientimeve dhe direktivave të Plenumit IV të vitit 1973.

E veçanta këtu është se kjo datë, sado publike dhe lehtësisht e kontrollueshme, nuk merret më parasysh nga publiku që i ndjek dhe i vlerëson këta dy filma; në kuptimin që ndërmjetësimi ideologjik totalitar, në prodhimin e imazheve historike përkatëse, qark-shkurtohet krejtësisht, në emër të vendosjes së një lidhjeje jo vetëm diegjetike, por edhe konjitive midis së tashmes – ta zëmë vitit 2017 – dhe periudhës së Monarkisë.

Çfarë do të thotë jo doemos se publiku i sotëm, që ende i konsumon këta filma, e percepton periudhën e Monarkisë sipas filtrave të përgatitur në kontekstin totalitar; por më shumë se publiku i sotëm, që periudhën e Monarkisë e njeh jo vetëm nga filmat e Kinostudios, por edhe nga burime të tjera (shkolla, librat e botuara pas 1990-ës, dokumentet e botuara rishtas, etj.) merr informacion me natyrë kontradiktore, i cili nuk e lejon që të vendosë një raport konsistent me të shkuarën.

Për këtë arsye, filmat me temë historike të Realizmit Socialist nuk i këqyrim dot edhe si referime ndaj periudhës historike për të cilën ata filma flasin, edhe si dokumente të periudhës historike në të cilën ata filma janë prodhuar; e shumta, ata do të na ilustrojnë mënyrën si kërkonte ta rrëfente dhe ta paraqiste historinë regjimi totalitar; e pakta, ata do të shërbejnë si dëshmi të kohës kur iu dhanë publikut. Asnjë lexim tjetër, dhe aq më pak i pafajshëm, nuk duket i përligjur./Aktoret.com/ Nga Ardian Vehbiu: Filma në dy kohë