osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Përgjaket Veriu, Vuçiç: Mund të na vrisni të gjithëve, s’do e njohim kurrë Kosovën! I vetmi fajtor për vrasjen e policit është Kurti!

Përgjaket Veriu, Vuçiç: Mund të na vrisni të gjithëve, s’do e njohim kurrë Kosovën! I vetmi fajtor për vrasjen e policit është Kurti!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u kërkoi falje qytetarëve që nuk foli më herët, por u desh kohë që të hetohej gjithçka që ndodhi në Kosovë. Vuçiç, tha se ka dyshime se ka vdekur dhe një sulmues tjetër serb në Banjskë të Zveçanit.

‘Nuk dua të arsyetoj në asnjë mënyrë vrasjen e policit shqiptar. 3 serbë nga Kosova kanë vdekur nga zjarri i snajperit. Kemi frikë se ka vdekur dhe një i katërt.’- tha Vuçiç.

Vuçiç, tha se sulmi në Banjskë ndodhi pasi “disa serbë të Kosovës” u rebeluan duke ngritur barrikada dhe duke nxitur më pas reagimin e policisë së Kosovës. Sipas tij, i vetmi fajtor për atë që po ndodh në veri, “është Albin Kurti”.

I pyetur nga gazetarët se nga i siguruan serbët lokalë uniformat me të cilat shihen në fotografi, Vuçiç tha se ato “nuk janë uniforma të ushtrisë serbe apo të policisë serbe”. Uniformat blihen kudo në treg, sipas tij.

Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe tha se në veri të Kosovës, policët duhet të jenë serbë.

Vuçiç tha se në ditët në vazhdim do të marrë vendime, por nuk specifikoi se me çfarë kanë të bëjnë ato. Ai tha se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën por shtoi se është i gatshëm të bisedojë, edhe pse akuzoi ndërkombëtarët për njëanshmëri

“Dyfytyrësia është emri i tyre i mesëm. Kurrë nuk do ta njohim Kosovën e pavarur, mund të na vrisni të gjithëve. Një krijesë që e krijuat duke bombarduar Serbinë.’- tha Vuçiç.