osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Përgjimet në Itali ndezin debatet, Balla: Ata që përmenden në bisedat e mafies janë në Presidencë dhe miq të opozitës, SPAK të hetojë

Përgjimet në Itali ndezin debatet, Balla: Ata që përmenden në bisedat e mafies janë në Presidencë dhe miq të opozitës, SPAK të hetojë

Përgjimet e grupit Ndrangheta në Itali kanë trazuar politikën shqiptare. Opozita akuzon qeverinë për lidhje me mafian italiane, ndërkohë dje ka ardhur reagimi i parë zyrtar nga mazhoranca.

Në përfundim të mbledhjes me drejtuesit e qarqeve, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla është ndalur të flasë edhe për përgjimet e anti-mafias Italiane për Ndrangheta. Balla hodhi akuza ndaj kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili sipas Ballës ka lidhje miqësore me një eurodeputet që përmendet në përgjimet italiane.

Balla theksoi se eurodeputeti Lorenzo Cesa, është mik i kryedemokratit Lulzim Basha, madje ky i fundit i ka pritur në zyrë. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së shtoi se në ato përgjime përmenden me emra të tjerë të cilët sot gjenden në Presidencë, por pa u ndalur se cilët janë ata. “Unë jam kryetari i delegacionit shqiptar në Parlamentin Europian. Eurodeputeti që përmendet është mik i vjetër i Lulzim Bashës.

E ka pasur edhe në zyrë, e ka takuar edhe në Bruksel edhe në Vlorë. Duke qenë se po bëhet fjalë për një eurodeputet pyeteni se e ka pasur në zyrë. Ato që janë përmendur me emër i keni në Presidencë dhe miq të kryetarit të opozitës, për të tjera duroni dhe dëgjoni”, tha ai. Teksa përshëndeti deklaratën e SPAK për mundësinë e nisjes së një hetimi për këtë çështje edhe në Shqipëri, Balla theksoi se kjo është një çështje që i takon drejtësisë.

Ai inkurajoi SPAK të hetojë, ndërsa vijoi më tej duke thënë se të njëjtën gjë po bëjnë edhe autoritetet italiane. “Është gjë e mirë që SPAK po heton, të bëhen hetime të thella dhe të plota. Unë përshëndes faktin që SPAK do të bëjë verifikime dhe t’i shkojë deri në fund kësaj çështje që po hetohet nga organet e drejtësisë së vendit fqinjë dhe unë nuk dua të hy në këtë pjesë”, theksoi Balla.

Reagon Rudina Hajdari

Lidhur me përgjimet nga anti-mafia italiane për Ndrangheta, ka reaguar edhe kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Rudina Hajdari, në mbledhjen e zhvilluar të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian. Ajo u shpreh se këto përgjime ndikojnë në mënyrë negative në hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Ndër të tjera, Hajdari u shpreh se vetëm kur të çohen përpara këta politikanë të lidhur me mafian, vetëm atëherë vendi do të integrohet në BE. “Integrimi ka bërë hapa pas, duhet të jemi realistë. Procesi mbart një interes të lartë kombëtar, ajo çfarë mbetet për t’u parë me vëmendje janë përgjimet që kanë dalë në pah ditët e fundit që tregojnë për një aferë të shëmtuar korruptove që ka të bëjë me implikimin e zyrtarëve të lartë të qeverisë me një nga mafiat më serioze, ku përflitet për shumë persona të implikuar.

Fakti që vazhdohet të ecet në këtë mënyrë, që qeveria aktuale bën afera të tilla korruptive Shqipërisë i kushton shumë, për imazhin që krijohet te vendet e BE-së. Dalja në pah e përgjimeve tregon që ne jemi shumë pas për integrimin e BE”, tha ajo. Sakaq, Hajdari u shpreh se është SPAK që duhet të merret me këto hetime dhe të ndëshkohen sipas saj ata të cilët janë të përfshirë në këto përgjime. Ajo pohoi se krimi mund të prek edhe zgjedhjet sidomos sipas Hajdarit në disa qytete të vendit.

“Ka shumë shpresa në një drejtësi të re në funksionin e drejtësisë së re, sidomos SPAK për t’i marrë këto çështje dhe për t’i çuar deri në fund, për t’i ndëshkuar këta persona. Kam frikë se krimi i organizuar do të prek zgjedhjet dhe sidomos në qarqet kur krimi i organizuar është problem si Elbasani, Shkodra, Vlora. Nuk kemi asnjë lloj justifikimi për të mos çuar për të bërë një hetim të plotë për të shkuar drejt drejtësisë dhe kur të vijnë zgjedhjet e ardhshme të mbajmë zgjedhje të ndershme”, theksoi ajo.