osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Përkeqësohet gjendja! Fatos Nano po lufton me vdekjen në spital

Përkeqësohet gjendja! Fatos Nano po lufton me vdekjen në spital

Ish kryeministri Fatos Nano ndodhet në gjendje kritike për jetën në një spital privat në Tiranë.

Lideri historik i Partisë Socialiste, 70 vjeç, është në intubim pasi atij i është rikthyer një problem kronik respirator që në gjuhën mjekësore, njihet me SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike.

Gjendja e tij është e rëndë dhe kryeministri aktual Edi Rama ka njoftuar se në këto orë, Fatos Nano është duke luftuar për të qëndruar në jetë.

“Në këto orë të vështira të luftës për jetën, lideri historik i Partisë Socialiste, meriton sot lutjet tona”, thotë Rama.

Ndërsa ish numri 2 i PS, Gramoz Ruçi, shkruan: “Le të lutemi të gjithë për jetën e ish-kryeministrit të Shqipërisë dhe liderit historik të Partisë Socialiste Fatos Nanos”.

Ish zëvendëskryetari i PS, Petro Koçi, shkruan: “Fatos Nano, politikani modern i një kohe primitive. Frymëzoi europianizimin e politikës dhe institucionalizimin e demokracisë. Gjeneroi një politikë kombëtare në harmoni euroatlantike.

Çarmatosi konfliktin ndërpartiak me qytetari dhe intelektualizëm. Integroi PSSH në strukturat eurosocialiste. Pagoi egërsinë berishiane me burg.

Bashkoi të ndryshmit në objektiva gjithëpërfshirëse dhe parimore. Lutem për shërimin shëndetit të tij”.

Nano vuan nga fibroza pulmonare e cila i është përkeqësuar shumë pasi kaloi një covid të rëndë.

Sëmundja e tij ka lidhje me sistemin respirator dhe ai vuan prej disa javësh nga vështirësi të thella në frymëmarje.

Në një mesazh publik, Rama thotë se Nano është “njeriu që vuajtjen e padrejtë të heqjes së lirisë e ktheu në burimin e një fryme liberale në udhëheqje, në një kohë kur Shqipëria përballej me shëmtinë e egër të një konflikti politik të nxitur nga shpirti i hakmarrjes, padijes, errësirës dhe me egërsinë e pakufishme të një kapërcimi të madh historik, nga izolimi i tejskajshëm komunist drejt demokracisë si sprovë e tejmundimshme, në një tokë të djegur prej zjarrit e hekurit të perandorive e regjimeve që pasuan njëri-tjetrin qysh prej pavarësimit të Shqipërisë, ku nuk u rrit dot kurrë shtati institucional i shtetit e ku liria e ardhur me furinë e zemëratës popullore solli bashkë me dritën e së ardhmes edhe plagët e tmerrshme të shkatërrimit të shumëçkaje në emër të luftës për demokraci”.

Në këtë pikë, Rama vlerëson se Nano meriton “edhe mirënjohjen tonë të madhe, për gjithçka të mirë mundi t‘i japë vendit dhe shoqërisë në rolet e rënda që pati gjatë karrierës së tij me të përpjeta e të tatëpjeta të mundimshme”.