osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

“Përplasje” BE-SHBA për Skavicën: Brukseli tërhiqet nga puna e deritanishme që kishte bërë për këtë projekt

“Përplasje” BE-SHBA për Skavicën: Brukseli tërhiqet nga puna e deritanishme që kishte bërë për këtë projekt

Nënshkrimi i një marrëveshje nga qeveria shqiptare me atë amerikane fundvitin e shkuar për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, ka ngjallur xhelozi e pakënaqësi në Bashkimin Europian.

Këtë e konfirmon ky dokument i hartuar nga Fondi Investimeve të BE për Ballkanin perëndimor siguruar nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu.

Në dokument fillimisht renditet progresi i bërë nga ky fond në shumë komponentë studimor për Skavicën duke lënë të kuptohet interesi i kahershem europian për këtë vepër kolosale energjetike.

Por është drejtoria për zgjerimin ne BE e cila thekson heqjen dore nga puna e bere deri me tani per Skavicen, menjëherë pas përfshirjes te amerikaneve ne këtë projekt. Në këtë dokument thuhet se:

“Problemet dhe vonesat u shkaktuan nga ndërhyrja komerciale e një kompanie konstruksioni amerikane. Drejtoria e zgjerimit në BE lëshoi në datë 12.01.2021 duke kontaktuar Bankën e Investimeve Europiane për të ndërprerë menjëherë çdo ndihmë në këtë projekt. Drejtoria e Zgjerimit, fuqimisht këshillon që në të ardhmen asnjë lloj bisedimi të mos zhvillohet me autoritetet shqiptare”.

Në 3 tetor 2020 në Tiranë u nënshkrua marrëveshja me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës, një projekt gati 50 vjecar që ishte në pritje.

Në Tiranë ishte vetë zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit për rritjen ekonomike dhe mjedisin, Keith Krack i cili bashkë më ministren e ekonomisë dhe financave Anila Denaj hodhën firmat në një memorandum bashkëpunimi, i pari këtij lloji pas marrëveshjes ekonomike mes dy vendeve në vitin 1992.

Ndërkohë Ministria e Infrastrukturës dhe energjisë Belinda Ballaku nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës me presidentin për Europën të kompanisë amerikane Bektel.

Pala amerikane është angazhuar në dhënien e një kredie me terma të buta prej rreth 500 milion dollar, dhe do të shlyhet nga vetë hidrocentrali kur të nisë prodhimin e energjisë. Kjo marrëveshje i dha fund përpjekjeve nga palët e interesuara përfshi, Kinën në ndërtimin e kësaj vepre madhe hidroenergjitike.