osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Përse Albin Kurti po lodhet kaq shumë të risjëllë në pushtet atë që ndihmoi Millosheviçin gjatë embargos?

Përse Albin Kurti po lodhet kaq shumë të risjëllë në pushtet atë që ndihmoi Millosheviçin gjatë embargos?

Nga Alba Malltezi

Eshtë e pazakontë të shohësh kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti, të bëjë fushatë rrugëve të Shqipërisë duke sulmuar socialistët e Edi Ramës në favor të PD-së së Sali Berishës.

Eshtë e kuptueshme ta bëjë këtë çdo militant shqiptar, çdo njeri që për arsye mosinformimi, ideologjie, urren Edi Ramën dhe çdo punë të tij, e duke mos pasur një alternativë tjetër më të mirë, mbahet i mbërthyer ndaj magnetit të urrejtjes, shpifjeve dhe sharjeve që vazhdon të prodhojë me pasion Sali Berisha.

Por të shohësh një politikan si Albin Kurti të përqafojë Sali Berishën dhe idhtarët e tij, e të sulmojë ata që janë të vetmit kundërshtarë të këtij politikani të vjetër, të mbetur ende në këtë cep të Ballkanit, është një mister, një superçudi.

Eshtë sikur Albin Kurti, të mos e vrasë fare mendjen se përse PD e Berishës krijoi shoqërinë “Shqiponja” (me të njëjtët njerëz që ende e njëjta PD i propozon si “shpëtimin” e Shqipërisë), e përmes saj bënte importin e sasive kolosale të naftës që pastaj shkonin kontrabandë përmes Liqenit të Shkodrës. Eshtë e habitshme se si nga mendja, hundët, sytë e Albin Kurtit u zhdukën si në një amnezi totale ato pamje të tmerrshme të naftës që kishte pushtuar, ndotur, bllokuar gjithë veriun e Shqipërisë për të rrjedhur si një linfë e zezë për të furnizuar ushtrinë serbe, ndaj të cilës i njëjti Albin ishte dhe është kundërshtar i flaktë.

Eshtë i pashpjegueshëm flirtimi i kryeministrit aktual të Kosovës, të politikanit që u pa me shpresë e optimizëm nga shumica e shqiptarëve të Kosovës si shpresa e të ardhmes më të mirë, të punojë e bashkëpunojë, haptazi e fshehurazi me pjesën më të sëmurë e të padrejtë të Shqipërisë. Cfarë di Albin Kurti që ne të tjerët nuk dimë?