osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Përse Bushati me shokë janë pasagjerë në makinën e drejtuar nga Luli, që gjithmonë “i pret timoni nga gremina”

Përse Bushati me shokë janë pasagjerë në makinën e drejtuar nga Luli, që gjithmonë “i pret timoni nga gremina”

Nga Anri Bala

Ju nuk ndaleni, e kanë ndarë mendjen! Edhe dje si anal-istë ndoqët avazin, e me tone dëshpërimi dhe shpresëhumbje, i’u vërsulët fituesve duke i akuzuar si hajduta, që kishin vjedhur atë që nuk ekzistonte… fitoren.

Fitorja e zgjedhjeve është emër abstrakt dhe materializohet me pushtetin e marrë dhe nuk mund të vidhet, e as të grabitet para, sepse nuk ekziston, deri kur ndodh… të emërohesh fitues. Kurse forma fizike materiale, që të jep fitoren e pushtetit janë votat, numërimi dhe numëruesit.

Vërtetë nuk e di këtë gjë “balli i Kazanit” mediatik dhe bashkë me të dhe ju që i’u ushqejnë me lugën bosh te fitore së grabitur?!

Nuk ka asnjë rast të vetëm, me zë dhe figurë, të vjedhjes së votës nga fituesit. Nuk ka asnjë rast kontestimi nga numëruesit. Nuk ka asnjë rast mos firmosje procesverbalesh për parregullësi apo keq numërim, por vetëm tentativa për të justifikuar humbjen, që deri para zgjedhjeve ishte fitore… imagjinare. Sot pë fatin e tuaj të keq dhe te atyre që i’u duan të mirën nga inati i Edi Ramës “humbfitorja” është materializuar… si ikja vite larg e karriges së pushtetit aq të ëndërruar.

“Mikarmiku” juaji, “Ballkazani” mediatik, tallet me ju kur fajin i’a hedh fituesit, me fjalë dhe teori, që as vetë nuk i besojnë, paçka se janë të shumtë si puna e tyre, që e kanë këshilluar dhe e këshillojnë akoma Lulin, ta drejtoi timonin atje ku rrëzohet… drejt thyqafjes!

Anija e shpëtimit e ofruar nga Bushati, shkruan një qytetar, fut ujë njësoj si dhe anija e Lulit. Sigurisht qëndrojnë ato çka thotë për 5 a 30 qershorët, por ai nuk do të pranojë… se deshtimi i “zotit Luli” dhe i atij vetë dhe sojit të tij, Lubonja, Shkullaku, Zheji, Bejtja dhe gjithë “ballit të kazanit” mediatik është tek ajo që ata mbrojnë: Politika dhe aksioni antidemokratik, katastrofik, gjasme revolucionar i materializuar te “Çadra”, dalja nga Parlamenti, retorika anti perëndimore, thirrjet për “hedhje në Lanë” të Ramës dhe Rilindasve, e kështu me radhë, që fatkeqësisht nuk të çojnë asgjëkundi, veçse drejt gremisjes… bashkë me timonierin.

Nuk e kuptoj se përse nuk zbresin nga autobuzi i Lulit, kur janë të bindur, se ai edhe kur e shtyjnë majtas timoni i pret pa vetëdije djathtas kur dihet se në çdo rrugë në krahë të djathtë janë vetëm disa masa mbrojtëse, për të mos u rrëzuar, por siguria varet nga ai që drejton dhe njohja prej tij e rrugës ku është nisur… për të mos mbrritur kurrë me dëshirë

Askush nuk duhet të mërzitet për diçka që nuk ndryshon, por duhet të lëviz për të ndryshuar vetë vend dhe për të bërë tjetër kuvend. Inatin dhe mllefi ruhet për ditë më të vështira, kur do tu jepet mundësia të shprehni dufin që i’u ka zaptuar, sepse këta të rrahin dhe nuk të lënë as të qash. Të paktën një gjë është e verifikueshme … kush është fajtori dhe kush i’u detyroi të sakrifikoheni!

PS-ja nuk është fajtore se zgjedhjet mbërritën në kohë të vështira, ku konkurrentët duhet të luftonin bashkë si për termetin ashtu dhe për pandeminëm. Mirëpo autobuzi i juaj u kthye në makinë funerali, duke numërur viktimat reale dhe duke varrosur viktimat imagjinare… bashkë me ëndrrën tuaj për pushtet, duke u vetërrahur si dervish vallëtar rufai.

Do bënte mirë Bushati, që të mos akuzoni as Lulin si timonier të keq, e as pasagjerët e autobuzit të Rilindjes, por të “mallkonte” tërmetin dhe Covidin, që i dhanë mundësin qeverisë për tu provuar ditë për ditë me halle dhe probleme madhore, të cilat doni apo nuk doni, Rama i menaxhoi në mënyrë më të mirë të mundshme.

Po filloj të mendoj, se Lulzim Basha është aty ku është, sepse i’u dëgjon ju, që mendoni se shumica e popullit shqiptarë kërkon rrotacion… me dhunë. Me këtë mendje, veçse rrotën e rrotës së rrotacionit do merrni dhe do bëni mirë të zbrisni nga autobuzi i opozitës, jo për t’i vënë gurë nën rrota, gjoja për ta shpëtuar nga rrëzimi, por për ta lënë të qetë në punët e saj.

Fallxhor si puna juaj nuk i hyjnë në punë këtij vendi! Ndërsa mllefi dhe inati juaj, as një qime floku nuk i prek verdiktit të shqiptarëve… që ndryshon vetëm kur njerëz më të mirë do vihen në krye të politikës.

Një fjalë e urtë thotë: Qorr për qorr e kam në oborr dhe qorra e horra si shumë nga ju, nuk na duhen as në autobuzin e opozitës e as në atë të pushtetit, për të dhënë atë që nuk e keni dhe nuk do e keni kurrë… mend!/Ekskluzive.al