osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Përse “djersiten” në SHQUP pas formimit të SPAK ?!

Përse “djersiten” në SHQUP pas formimit të SPAK ?!

Nga Artur Ajazi

Betimi i prokurorëve të SPAK-ut para kreut të shtetit, si dhe përzgjedhja e kreut të asaj strukture të posaçme, e cila do të nisë nga puna pa asnjë ditë vonesë me dosje të “nxehta” të vjetra dhe të reja, duket se ka nisur të “djersisë” shumë kollare nga krahu i ish-opozitës, kryesisht në SHQUP.

I pari që e ka nisur me “këmbën e mbarë” këtë proces ka qenë “cironka” Salianji, i cili pas dënimit nga gjykata, ka vrapuar drejt e tek kreu aktual i shtetit, për të gjetur qetësi dhe mbrojtje.

Tashmë ka nisur numurimi mbrapsht për ata që deri sot kanë “shirë në lëmë”, për ata që mbushën thasët, dyshekët dhe dhomat me milionat e pasurisë së këtij vendi dhe shqiptarëve, ka nisur numurimi mbrapsht, për ata që lirinë dhe demokracinë e kuptuan si pjesë e zhvatjes, dhe jo kontribut ndaj tyre. Ka nisur SPAK, ka nisur stina e ndëshkimeve ligjore, ndaj atyre që kanë 29 vjet që baltosin të bardhin dhe të ziun, për ata që kanë bërë pis me gojën e tyre dhe levat e bindura, gjithkënd që ka guxuar ti ndalë, ti denoncojë dhe diskreditojë.

Në SHQUP kanë nisur të “djersiten” dhe ndërrojnë kanatjeret në zyra dhe makina, pasi SPAK, ka nisur nga puna. Duke patur totalisht mbështetjen amerikane dhe europiane, kjo strukturë e posaçme nga nesër nis nga puna me dosjet e krimit, trafikut dhe korrupsionit, nga nesër nis nga rihetimi i dosjeve për cilindo që ka shkelur ligjet e këtij vendi, dhe ka ngjyer duart në krim. Prokurorët e posaçëm, janë përzgjedhur nga nivele të larta të sistemit drejtësisë, si njerëz me integritet, vullnet dhe aftësi të shkëlqyera profesionale. Nga dita e djeshme, Shqipëria ka nisur rrugëtimin drejt një procesi të gjatë ligjor ndëshkueshmërie, ndaj atyre që deri sot kanë fshehur dhe janë fshehur pas dosjeve të mbyllura mëkatare, nga ish-prokurorët dhe gjyqtarët e flakur nga Vetting-u.

Askush nuk ka shanse të shpëtojë nga rihetimi i skandaleve ligjore, penale dhe korruptive, nga rihetimi i dosjeve të fshehura prej kaq vitesh për kollaret, që duhej të ishin në burg për 1997, Gërdecin, 21 Janarin, vjedhjen e arit, shitjen dhe blerjen e tokave dhe pasurive të këtij vendi, askush nuk do të ketë shansin të fshihet më pas “mandatit”, “liderit” apo dhe “populistit”, askush nuk do të ketë shansin (s’enfuir) tja mbathë në drejtim të paditur, qoftë edhe drejt Moskës apo Pekinit.

Duke patur mbështetjen amerikane, SPAK tanimë e ka të qartë detyrën e saj, duke krijuar bindjen tek çdo prokuror i saj, për misionin aq të rëndësishëm në shërbim të një drejtësie të re, mbi gërmadhën e vjetër. Edhe pse u munduan ta pengonin, edhe pse u munduan ta sabotonin, edhe pse u munduan ta rrëzonin dhe njollosnin, ish-mëkatarët e ish-opozitës së vjetër, nuk mundën ta ndalnin formimin dhe së fundi funksionimin e SPAK.

Nga dje në zyrat e SHQUP-it, ka nisur sëkëlldisja e madhe, ka nisur “djersitja” e atyre që deri tani, ishin të paprekshmit e kësaj toke, e atyre që deri tani “i punuan qindin” siç thotë populli , vendit dhe shqiptarëve. Drejtësia e këtij vendi ka rilindur, drejtësia e këtij vendi, nga dje është më dinjitoze, dhe më e mbështetur nga shqiptarët dhe faktori ndërkombëtar, në misionin e saj histori të nxjerrjes para ligjit, edhe të peshkaqenëve të politikës.