osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Përse më vrave vëlla?!

Përse më vrave vëlla?!

Nga Anri Bala

Përse më vrave vëlla, është klithma e Sarës, aty e mbuluar me dheun e zi dhe me qefinin e bardhë… fustanin e nusërisë?! Por, e mjera vajzë, kurrë nuk e kishte menduar, se do vritej nga ai, gjaku i saj, që ajo e thërriste vëlla, si Ledjoni. Ajo kurrë nuk e priste, aty ku ishte, që dikush t’i përgjigjej, ku shpirti i saj, klithte e klithte: Përse më vrave vëlla?!

Nuk të vrava unë motër, ishte zëri që i’u përgjigj aq pranë, sikur të ishin në një varr të përqafuar. Nuk të vrava unë motra ime, edhe ti vëllai im i vogël! Unë nuk ekzistoj, sepse kam vdekur shumë kohë përpara. Jam këtu me ju, nuk më shikoni?! Unë kam vdekur, sepse më… vranë. Të kujtohet kur më shpëtheu granata djegëse në fytyrë e trup?! Nuk të kujtohet, se ti ishe fare e vogël, e unë e gjeta në stan dhe… bum, e bashkë me bum-in ika dhe unë… vëllai i yt?!

Ndaj mua më ke këtu, të varrosur pranë teje motër dhe ty vëllai im i vogël. Ai që i’u vrau, nuk jam unë, sepse t’i e di, se kurrë nuk mud të më bënte dora të vrisja ty. Ai që ju vrau, ka vetëm fytyrën time, kurse qënia ime, ka vite që dergjet e vdekur nën dhe… kur mësova se nuk ekzistoi. Më vranë motër, e më shpërfytyruan dhe për të zezën tuaj, djallit të futur nën zhgënjimin tim i dhanë armë, drogë, alkol, trimëri nga hiçi dhe sedër nga trimërimi.

Për të zezën tuaj dhe të shumë djemve, vajzave, nënave e motrave që humbasin jetën nga armatosja e djajve, që nuk kanë asnjë pikë dhimbje kur ju masakrojnë, siç çdo djall i lindur nga qenia njerëzore, kjo dramë nuk po merr fund. Kryedjajtë e armatimit të hershëm, janë të armatosur çdo ditë dhe tregojnë dhëmbët, për të paralajmëruar kafshimin e radhës.

Por asgjë nuk ndodh mes tyre, veçse shumë gjëra ndodhin mes nesh, duke na transformuar gradualisht. Djalli që mban fytyrën time, nuk u bë për një ditë djall… iu desh kohë, për të ndryshuar nga bari me shkop, në çoban me pushkë, që ishte mësuar me qumësht, gjizë dhe djathë dhe jo me raki, birrë dhe hashash!

Këtu filloi ndryshimi dhe lindi trimi… djall, që në këtë vend nuk kishte frikë nga ndëshkimi, sepse i flasin çdo ditë në vesh, se këtu nuk ka shtet, nuk ka ligj, nuk jetohet… nëse nuk je kriminel. Soiziu im, sa do djallëzor e mizor të ishte, vetëm armë të mos kishte, sepse me kulturën e shkopit të çobanit, asgjë nuk do ndodhte, veçse do e rrihnin paq shejtanin dhe ti motra ime, do rriteshe, martoheshe dhe trashëgoheshe.

Mjaft psherëtive: Ah sikur, t’mos kishte armë!

Ulërit motër, se ato që të vranë, janë po ato që e kanë për detyrë të të mbrojnë… duke i’a hequr armën nga dora djallit. Ulërit motër, që varret të mos mbushen me lule jete dhe fustan nusërie të paveshura!

Ulërit motër, që Zoti të dëgjoi  dhe t’ua heq djajve armët nga duart dhe t’ua drejtoi nënave, vëllezërve, motrave, bijëve dhe bijave të atyre që i armatosën… kryedjajve, për të provuar dhimbjen, e krimit të tyre!

Ulërit motër, që të të dëgjojnë shurdhmemecët me gojë dhe me vesh, që çuditërisht u duket model, shurdhëria dhe memecëria e tyre… edhe kur janë zgjuar.

Nuk më mbetet gjë motër veçse edhe unë i varrosuri të thërras:

Mblidhni armët, se unë kam vdekur… por kanë vdekur dhjetëra e dhjetëra djem si unë, nga paaftësia juaj dhe mosveprimi, duke fjetur mbi dafina, që po thahen çdo ditë, e shumë shpejt, do e shikoni veten të shtrirë në baltë!

Mblidhni armët dhe bëni shtet, duke mos u dhënë edhe njerëzve normal, çelësin e derës së krimit, për të treguar, se sa lehtë hyhet në të.

Unë nuk isha djall, por më kapën djajtë…/Ekskluzive.al