Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali me anë të një statusi në Facebook, ironizon Presidentin Ilir Meta duke i kujtuar dhënien e pasaportave në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës. Spiropali shkruan:
Big Fish-i i Presidencës jep qindra pasaporta në shkelje të ligjit. Nxjerr tallava-dekrete. Dërgon zuzarë matanë detit për të nxirë Shqipërinë. Sulmon, kërcënon, shantazhon gazetarë.
Ta durojmë edhe pak big matrapazin. Derisa mikro partia t’i bëhet hi, por hiri kurrë më parti.