osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Petro Koçi zbardh strategjinë e Berishës: Po përgatit militantët të ngrihen në revolta nëse prokuroria nisi hetimet ndaj tij

Petro Koçi zbardh strategjinë e Berishës: Po përgatit militantët të ngrihen në revolta nëse prokuroria nisi hetimet ndaj tij

Deputeti socialist Petro Koçi ka hedhur dyshimet se qëllimi i takimeve të ish-kryeministrit Sali Berisha në bazë lidhet me frikën që ai ka nga hetimet dhe jo për largimin e kreut demokrat Lulzim Basha.

Në një intervistë Koçi tha se Berisha është duke u përgatitur të ngrejë militantët në revolta e protesta në rast se drejtësia vepron mbi të. Deputeti u shpreh se Berisha gjithë kohën ka menduar për interesat e tij personale dhe nuk e vret mendjen aspak për Partinë Demokratike.

“Ajo që vlen të përmendim është se Basha nuk ka bërë veprim prej lideri duke e përjashtuar, sepse këtë duhet ta bënte në momentin kur mori vesh vendimin e DASH. Ose siç thotë ka fakte për Berishën.

Basha nuk ka qenë alternativë për Berishën si e ka drejtuar Partinë Demokratike, nga ajo që kemi parë, Berisha vepron për interesat personale, nuk e vret mendjen për Partinë Demokratike. Ai po bëhet gati që nëse drejtësia vepron mbi të, ai do të ngrejë anëtarët e PD”, tha deputeti.

Koçi flet për marrëdhënien Basha-Berisha

Deputeti tha se nëse Berisha do të kishte prioritet interesin e publikut, mund të ishte shmangur nga politika që në momentin që u shpall “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Koçi u shpreh se Berisha u katandis në atë pikë sa e përjashtoi ai që kishte vendosur vetë. Deputeti tha se Basha dhe Berisha kanë një luftë personale mes tyre ku ky i fundit sipas Koçit ka qenë autokrat gjithë jetën dhe nuk pranon mendime ndryshe në parti.

“Po të ishte për interesin publik, në momentin kur ndodhi vendimi i Amerikës, Berisha mund të shmangej nga politika, nuk e bëri këtë dhe u katandis duke u përjashtuar nga Basha i cili nuk është zgjedhur vetë, por e ka zgjedhur Berisha. Basha dhe Berisha kanë një luftë personale mes dy palëve. Berisha ka qenë gjithë jetën autokrat, një njeri me diktat të padiskutim që përjashtonte vendimet alternative dhe në këtë moment shfaqet si një mendim ndryshe ndaj PD”, tha Koçi.

Deputeti komenton përplasjet parlamentare

Deputeti nga ana tjetër komentoi edhe përplasjet parlamentare për të cilat u shpreh se opozita e shet situatën e vendit si një produkt politik duke iu referuar kështu krizës energjitike. Koçi tha se nuk mund të krijohet impakt subjektiv për çmimet e tregut. Sipas deputetit, nuk mund të lejohet abuzimi politikisht me tendencat e tregut botëror për Shqipërinë.

“Përplasjet parlamentare janë normale ajo që ra në sy ishte përpjekja e opozitës për ta paraqitur situatën si një produkt politik, edhe PD të ishte në pushtet nuk do kishte interes të rriteshin çmimet. Ne jemi në një ekonomi tregu dhe nuk mund të krijojmë një impakt subjektiv për çmimet. Prandaj u tha që koha e komunizmit ka rënë dhe ka qenë PD nga ato parti që ka fol me potencial rreth ekonomisë së tregut, nuk mund të lejohet të abuzohet me tendencat e tregut botëror dhe për ta përdorur politikisht për çmimet në tregun e Shqipërisë”, tha deputeti.