osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Plani i Bashës i djegur që në letra: Ja se si të fundit e listave mund të pranojnë “fatin e keq” të deputetit!

Plani i Bashës i djegur që në letra: Ja se si të fundit e listave mund të pranojnë “fatin e keq” të deputetit!

Plani i Bashës dhe partive të tjera opozitare për të djegur mandatet ka mundësi të dështojë për shkak të një procedure ligjore të cilën nuk e kanë parashikuar. Burime zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) thanë se procedura e djegies së mandateve bëhet në këtë komision në mënyrë individuale dhe jo “en block” në bazë të Kodit Zgjedhor. Pra çdo deputet i opozitës duhet te paraqesë letrën e dorëheqjes në Kuvend. Kuvendi ka 30 dite kohë për të lajmëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

KQZ fillon zëvendësimin e deputetëve që lanë mandatin me kandidatët që nuk fituan në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017 duke i marrë një nga një sipas renditjes në lista për çdo qark.

Lista e Partisë Demokratike rezulton të jetë me 194 kandidatë, nga të cilët fituan vetëm 43, që do të thotë se ka 151 kandidatë që mund të zëvendësojnë 43 të ikurit.

Normalisht pjesa e sipërme e listës përbëhet nga kandidatë më besnikë të partisë që logjikisht do të respektojnë linjën e partisë, ndërsa pjesa e poshtme, shpesh mbushet nga partitë me figura dytësore. Janë pikërisht disa nga këto figura që përballë rrethanave të paparashikueshme në momentin e kandidimit për të fituar një vend si deputet, mund të prishin planin e Bashës duke pranuar mandatin. Në këtë mënyrë, jo vetëm do të merrnin një rol politik dhe social që as nuk do ta kishin menduar, por edhe një rrogë mujore dhe një seri përfitimesh të tjera shumë të kënaqshme deri edhe një pension si deputet.

Edhe pse politikisht vendimi i Bashës vazhdon të ketë peshën e tij, praktikisht mund të ndodhë që Partia Demokratike të vazhdojë pa dashje të ketë në parlament përfaqësuesit e vet, duke i kthyer kështu legjitimitet formal Kuvendit.

Përfitimet e deputetit

Në ligjin për statusin e deputetit, i rishikuar në vitin 2013, në neni 20 pika 1 sanksionon:

Deputeti përfiton të drejtën e pagesës kalimtare dhe të pensionit suplementar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” me ndryshimet dhe plotësimet e mëvonshme dhe ligjit nr.8097, datë 21.3.1996 “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit” me plotësimet e mëvonshme.

Ndërkaq, ligji për “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit” deputetët përfshihen në termin “grupi i parë”. Neni 7 i ligjit parashikon që pas largimit nga detyra deputetëve u garantohen dy paga mujore dhe 50 përqind e pagës, në muaj për 3 vite.

Personave të grupit të parë, që përmenden në shkronjën “b” të pikës 8 të nenit 1, pas largimit nga funksioni, u jepen dy paga mujore të funksionit dhe pas këtyre pagave marrin 50 për qind të pagës referuese, për aq kohë sa kanë punuar në funksione të tilla, por jo më shumë se 3 vjet nga momenti i largimit nga ky funksion.

Pra pavarësisht largimit nga paralamenti si person me të shkuar problematike, ish-deputetët vijojnë të përfitojnë nga taksat e qytetarëve. Përfitimi nuk është i vogël, një deputet në Shqipëri pa llogaritur dietat apo trajtimet ekstra paguhet rreth 1 milion e 600 mije lekë në muaj.

Të larguarit nga kuvendi do të përfitojnë rreth 800 mijë lekë të vjetra për 3 vitet e ardhshme. Kjo shifër, është 3 herë më e lartë se paga mesatare në administratën shtetërore apo 7 herë më e lartë se një pension mesatar./Shqiptarja.com