osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Plas keq në Kuvend/ “Mbaj gojën, vëri fre vetes”, Spiropali përplaset me Rudina Hajdarin: Shiko familjen tënde!

Plas keq në Kuvend/ “Mbaj gojën, vëri fre vetes”, Spiropali përplaset me Rudina Hajdarin: Shiko familjen tënde!

Deputetja Rudina Hajdari akuzoi nga foltorja e Kuvendit kryeministrin Rama se ka mashtruar shqiptarët dhe qeverinë e tij e akuzoi si të korruptuar.

Menjëherë pas këtyre akuzave të Hajdarit, ka ardhur reagimi i ministres Elisa Spiropali, e cila i kërkoi që ta mbajë gojën dhe të mos fyej dinjitetin e askujt.

“Ju keni frikë nga populli”, Rudina Hajdari shpërthen me tone të ashpra në Kuvend: Ky është mashtrimi më i madh i Edi Ramës!

“Rudina mbaj gojën. Vëri fre vetes. Ju drejtove këtu deputetëve të PS, më të shumtat gra. Nuk ta kanë për borxh se i fyen në dinjitet, korrupsion… Brockollit këtu. Nuk të kemi asnjë borxh. Ne deputetët e mazhorancës mbajmë përgjegjësi për fytyrat tona, atëherë mbaj dhe ti përgjegjegjësi për të gjithë. Për anëtarët e familjes tënde bilogjike dhe politike. Nga ke dalë”, iu drejtua ministrja Spiropali Rudinës.

Më tej, duke folur për listat e zgjedhjeve, Spiropali i kërkoi deputetes që të provonte veten para qytetarëve sepse ajo ka dalë nga lista e PD nuk është votuar drejtpërdrejt.

“Nëse do flasësh këtu për lista dhe për zgjedhje, ti nuk je e votuar. Ke hyrë nga lista e PD. Dil tani dhe shiko sa vota merr. Dil e pije detin Rudina. Pije detin Rudina. Ta shohim ku do dalësh. Do dalësh në breg të lumit apo do dalësh në anën tjetër. Ta shikojmë.

Ne jemi kolegë këtu, s’bëjmë pretenca prokurorie. Shko bëj në tjetër vend ato. Jemi këtu për rezolutën e Integrimit, për të cilën ti ke punuar në fakt me Taulant Ballën”, përmbylli Spiropali.