osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Pons Pilati fërkon duart, “naftaxhinjtë” ndezin turrën e druve të partisë!

Pons Pilati fërkon duart, “naftaxhinjtë” ndezin turrën e druve të partisë!

Nga Anri Bala

Studentët janë të rinj dhe si gjithë moshatarët e tyre kanë ëndrrat e tyre për jetën, shpresat e tyre, tekat e tyre dhe gabimet e tyre… ndaj s’mund të heshtin. Por, britmat e tyre u hapën oreksin hienave të jargavitura nga nepsi për pushtet! Hienat e mjera, “opozitar tahmaqarë”, të vjetër në zanat si intrigantë, manipulator, hjeksa, vrasës dhe të poshtër, deri në qimen e fundit, që mbinë nga trupi i tyre. Ata nuk heshtin edhe në gjumë, gërrhasin nga kënaqësia për atë që mund të ndodh… vetëm në ëndërr.

Të parët luftojnë për veten e tyre, pa asnjë iluzion, se u takon diçka më shumë, meritojnë vëmendje më shumë dhe e dinë mirë, se nëse heshtin… mund të harrohen.

Ndërsa të dytët, “pritësit e pushtetit”, që për dreq është larguar vite dritë larg, sa as ëndrrat nuk ua afron… shikojnë në gjumë, zgjuar, ditë e natë karriget e humbura. Pasi i vranë për vite ëndrrat e të parëve, tani po fshijnë duart e gjakosura të veshur me flori, nga mundi dhe djersa e viktimave të tyre, duke shpresuar se fati u erdhi në derë.

Kanë marrë rolin e të pafajshmit dhe të përvuajturit, e janë aq të guximshëm në lajthitjen e tyre, sa herë bëjnë fajtor ëndrrimtarët student, e herë kundërshtarët, që nuk u lirojnë vend për të protestuar njërës palë dhe për të nusëruar palës tjetër.

Duke qenë se Pons Pilati shqiptarë dhe ushtarët e tij i lajnë shpesh duart… pas çdo përgjakje, e lara e duarve është një zakon judaik, për të pohuar pastërtinë tënde, ne dhe çdo njeriu që frymon në këtë vend, kurrë nuk besojmë se mëkatet e ish pushtetarëve humbës pastrohen me një larje duarsh.

Në të vërtetë, ata ruajtën diçka pa humbur, poshtërsinë dhe shpirtin e zi, që e përdorin sa herë që u jepet rasti, për ta treguar si sinonim të identitetit të tyre.

Sot, ata gëzojnë duke ëndërruar dhe ëndërrojnë duke u masturbuar, nga kënaqësia që u jep iluzioni për rrëzimin e qeverisë me protestë studentore dhe kthimin e tyre në pushtet… nga studentët!

Duke mos patur mundësi të mbledhin rreth vetes asnjë çetë lehësash, tashmë janë në delir kur shikojnë kaq zëra djemsh e vajzash, që nuk meken e ngjiren duke thirrur, megjithëse janë me orë të gjata pa ngrënë e në të ftohtë.

Kur kujton çobanin e tyre, që në çdo thirrje ka një shfryrje, të neveritet kjo opozitë e tronditur, që habitet me fuqinë e të revoltuarit.

Tufat e ushtarëve të çetës së tyre, nëpër hyrje qytetesh, e vënë në pah edhe më mirë katandisjen e opozitarizmit shqiptar, që u duken si të sëmurë me kolerë të “mërziturve me të drejtë”.

Shqiptarët kanë me dhjetra probleme dhe halle, por protesta për çmimin e naftës, kur çmimi i naftës sot është ai që ka qenë motmot, për dhjetra vjet dhe ai që do jetë nesër, është vërtet komike dhe duket si veprim sonambulesk i ndikuar jo nga gjumi, por nga lumi… që e ka marrë shpresën e opozitës, e cila nuk ka asnjë kauzë dhe as fytyrë e moral të kërkoi tu bashkohet qytetarëve.

“Naftaxhinjtë” nuk janë këmbësorët e rrethrrotullimeve, se s’ka çfarë u duhet nafta kur nuk kanë makina, por janë kalorësit e rrëzuar nga pushteti, që flasin për raketa, e që po e menderosin protestën, si bishti ndyrë i miut të sapodalë nga gjirizi.

Pons Pilati, megjithëse i lau duart, prap nuk lau dot mëkatin, sepse u pa kur gozhdoi dhe mbuloi me gjak Jezusin, e mëkatet nuk lahen me ujë, por me vuajtje dënimi.

Ndaj palçove u ka ngrirë buzqeshja në buzë, që kur është ndezur shkrepsja për turrën e druve të drejtësisë!/Ekskluzive.al