HomeAktualitetKronike

Prefektura rrëmben tokën për “interes publik” ?! Mafia e ndërtimit kërcënon për herë të dytë me jetë pronarin legjitim ish zyrtarin e lartë Arben Hajderaj

Prefektura rrëmben tokën për “interes publik” ?! Mafia e ndërtimit kërcënon për herë të dytë me jetë pronarin legjitim ish zyrtarin e lartë Arben Hajderaj

Pronarët e katër dyqaneve tek rruga e Kavajës vazhdojnë betejën ligjore për drej†ësi, që nga Gushti i vitit 2019, koha kur një mëngjez i zakonshëm i gjeti pa pronën e tyre, të blerë me të gjitha mjetet ligjore dhe financiare që ekzistojnë në Shqipëri.

Të gjendur para një fakti të kryer, në emër të gjoja ligjit, me një VKM për tjetërsimin e pronës për interesa të mëdha publike, shtetasve të dëmtuar nuk u mbetet gjë tjetër vetëm lufta ligjore, në të gjitha shkallët deri në gjykatën e Strasburgut.

Por edhe kjo luftë legjitime, siç duket ka shqetësuar mafien e ndërtimeve.

Ashtu siç kishin parashikuar pronarët e shpronësuar me një letër bakalli, që quhet VKM, të shpronësuarë për interes publik për prefekturën e Tiranës, ashtu po ndodh.

Tashmë pallati pas ndërtesës është drejt përfundimit dhe zyrat e famshme të “innteresit publik” janë kthyer në studoi pikturash dhe fotosh… zyra nuk ka.

Inxhinerët po i japin dorën e fundit mashtrimit… e kanë nxjerrë objektin e pabanueshëm. å

Shumë shpejt do filloi prishja dhe ndërtimi i pallatit, ku zyrat e prefekrturës do zënë dy katet e para në pronën e tjetërsuar dhunshëm të qytetrëve.

Ndaj, mafia e ndërtimeve ka filluar të lëvizi, për të ndërpreerë situatën e paqartë ligjore të pronës së sekuestruar tokë dhe dyqane.

Një nga pronarët më aktiv në betejën ligjore, ish zyrtari i lartë i administratës dhe ish punonjësi i lartë i policisë Arben Hajderaj ka marrë kërcënime të vazhdueshme deri me jetën, nga persona anonim dhe me numëra tel me prefiks ndërkombëtar.

Madje para një viti dy persona i kishin ndaluar djalin 15 vjeçar duke i kërcënuar me fjalët:

Thuaj babit të mbylli gojën dhe të marri ato lekë që po jep shteti. sepse pastaj do të i’a u mbyllim ne gojën të gjithve.

I gjendur në këto kushte zoti Hajderaj ka marrë masa ekstreme për t’i larguar fëmijët nga vendi me një vendim të panegociueshëm… për të mos e ndërprerë kurrë betejën ligjore për kthimin e pronës familjs tij./ Tellalli.al

Këta ishin dyqanet

Sot galeri pikturash dhe ekspozita fotografish

Palltete ndërtuara pas sekuestros