osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Presidenca nuk është parzmore për hajdutët antikomb!

Presidenca nuk është parzmore për hajdutët antikomb!

Nga Anri Bala

Bëhuni gati njerëz, lufta me sa duket filloi! Aaa, nuk i dëgjuat?! Unë për vete shtrëngova fort ushkurin e brekëve, se sapo pashë personazhet që mundohen të më bindnin se e kisha gabim, e dija se i kisha të garantuara të qeshurat sot!

Barsaletat e para në formë akuze, ishin më të bukurat në fakt, pjellë e disa kontraktimeve të sforcuara të trurit nga fshatari jonë i nderuar ndër shok, Spiten Prulli, ose e thënë më mirë, për ata që nuk e njohin, legjendën e gjallë të gazetarisë Nikoll Lesi, i cili ngeli një legjendë me djegjen e gazetës së tij të famshme, i ndihmuar nga miku i tij Këmboraxhiu në Presidencë, se “gjeniu” i ri i Ramës kërkon të ndryshojë kufijtë e Ballkanit Perëndimor dhe këta dy heronjë… nuk do ta lejojnë?!

Këta të dy ose flenë bashkë (ndjesë Monikës) e nuk kanë kohë të ndjekin lajmet, ose dëgjojnë vetëm njëri tjetrin e harrojnë, se kanë dhe të tjerët mikrofon?! Por ne si popull, e ndjejmë të nevojshme të sqarojmë Aleancën e Pajtimit Mbarëkombëtar “Spiten-Çepan”, e cila ka marrë në dorë fatet e Ballkanit, kombit e më gjerë… se ndryshe do na marrin në qafë… që “gjeniu” që ju keni vënë tinëzisht në shenjestër, nuk rrezikon kufijtë e askujt, por ju e sulmoni për të ruajtur kufijtë e oborrit tuaj, sepse deklarata e plotë, ishte sqaruar bukur e qartë, e nuk kemi nevojë për kënd të na mbrojë.

Sipas Lehësit hokatar, që nuk u bë kurrë gazetar, e jo më t’i afrohet derës së kryeministrisë… sikurse ëndërron dhe shpreson se: “Rama nuk duhet të vendos një “kalama” ministër, sepse kandidatura nga PS dhe diplomatë të shquar ka plot”… e për këtë Lehësi ishte ndihmuar nga sondazhe dhe duke ndjekur komentet e njerëzve në rrjete sociale, që nuk e pëlqenin si figurë ministrin e ri?! Jazëk atij, që ia ka lënë në dorë “fatet e kombit”, qoftë dhe fatet e Presidencës, këtij marraku, që mendon se dikur ka punësuar një gazetar, i cili u bë kryeministër, e gjykon si kryeministër, ndërkohë që nuk është as gazetar.

E fundit, barsaletë e Lehësit, ishte se: “Rama duhet të bënte kujdes nga malësori Meta, se ai luftën e ka në gen, edhe të gjitha betejat do t’i fitoj si gjithmonë…”, dhe si shembull për këtë merr “pensionimin” e padronit të tij në Presidencë, dikur azil ulokësh, sot e kthyer në kryeselinë e opozitarizmit në vend.

Ndërsa, deklarata e Metës së harbuar, që të bënte përshtypje dhe ishte për tu veçuar: “Shqipëria nuk është autoshkollë, ku ustai mëson gjeniun”…, por edhe unë si Lehësi i ndihmuar nga përshtypjet e njerëzve të zakonshëm në rrjete sociale, e kam detyrim të sqaroj presidentin se: Shqipëria mund të jetë çfarëdo, kur Presidenca na është kthyer në një strehë dhe parzmore hajdutësh të padënuar!

Gjithsesi, i’a qaj hallin Lehësit, që ka turp të bëj dy herë në ditë lëpirje për Metën! Jo se lodhet, se po e keni vënë re është gjuhëstërvitur, por gostitet vetëm me një racion, ndaj i varfëri del herë me emër, herë me pseudonim, e herë anonim… sikurse është, por krenar kur kthen kokën nga e kaluara!

Lehësi që jeton me haluçinacione për yllin e tij të dikurshëm, e që nuk lë rast pa e përmendur, harron se ai “yll” i’u shua me largimin e gjithë gazetarëve të talentuar që bashkëpunonin me të dhe i’u fik me flakën e fundit të: “Ishte ç’na ishte një herë” gazeta Koha Jonë, që me dëshpërim e them nuk është më.

Nuk është hera e parë që Spiten Lehësi dhe padroni i tij Meta janë në sinkron… mendimi dhe veprimi! Madje, për ta përforcuar lidhjen “telepatike” midis tyre, mund t’iu kujtoi takimin e Nikollës me Presidentin në rrugë, a thua kanë lënë një orar për të “blerë” qumështin, se ne njerëzit e tjerë nuk arrijmë dot ta shohim presidentin as në lagje e as brenda eskortës së tij, sipas një protokolli shtetëror.

Spiten… mushkës sa do që t’ia presësh veshët, prapë nuk bëhet dot kalë! Por kam një këshillë për ty, mos u lodh kot, se nga m*ti në Presidencë… nuk nxjerr dot mjaltë!/Ekskluzive.al