osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Presidenti çorbaxhi dhe ngopja me lugën bosh e opozitës teatrore

Presidenti çorbaxhi dhe ngopja me lugën bosh e opozitës teatrore

Nga Anri Bala

Opozita teatrore, dje u gëzua, pa e kuptuar as vetë se përse! Artistët shqiptarë, përveç dy pseudoartistëve, që nuk i njeh kush se kush janë dhe çfarë arti kanë bërë, janë ndjerë të tallur nga Ilir Meta, në rolin de jure të Presidentit, por de fakto në rolin e bashkëkryetarit opozitarë teatrorë. Të gjendet konsensus me artistët, deklaronte presidenti dhe pasi u gjet, u dakordësua dhe u kërkua të shembej karakatina, që po e zë brenda “dramën” dhe vajtojcën me “qemane” pa zhurmë…opozitën. Thash qemane pa zhurmë, sepse askush nuk i dëgjon, por nastradinat  që thonin se do ia dëgjoni zërin nesër, në fakt nuk gabuan. Dikush i paska dëgjuar, e ai paska qenë pikërisht, i pari i vendit… Presidenti!

Presidenti mendon, se ia keni futur kot, ju artistë që kërkoni teatër të ri, sepse nuk ka! Mësimet e paraardhësit nuk i ka përvetësuar mirë, por po i praktikon, sepse kur u gjetën shkelje nëpër pemët e Parkut të Lodrave, nuk paska shkelje brenda teatrit të ri, ndaj prisni… Gjykatën Kushtetuese.

Në të vërtet, Iliri nuk është se bëri ndonjë gjë të re, por tregoi se është në vazhdën e atyre, që nuk e shikojnë rrugën e zhvillimit dhe hyjnë lehtë në rrugën e mashtrimit. Jo qytetarët, as artistët, por palaçot e opozitës teatrore, u kënaqën e brohoritën me Lulin e lulet, anhal-istët e tipit bejtexhi mortesh, e një tufë lehësish qesharak, që lumturohen, kur i detyrojnë qytetarët që t’i shajnë… me shtatë breza!

Dihet, që të kesh moral, duhet të kesh fytyrë, emër dhe gjak, e këto element nuk i ka as një vemje.

Kjo ndodh gjithmonë me vemje-njerëz, që për fatin e tyre të keq, kanë humbur, duke notuar në llumin e poshtërsive nderin dhe flasin, që të gjejnë hallexhinjë si puna e tyre, por për kohët që kanë ardhur, është tejet e vështirë.

Ti gëzohesh një truku, duke i besuar prestigjatorit, duhet të jesh naiv i madh. Të gëzosh sikur ke fituar me arbitër, që nuk i njihet gjykimi, nuk besoj se tregon normalitet logjike apo mendor.

Presidenti u tall me opozitën teatrore, duke i ushqyer me lugën bosh, e duke u dhënë atë që kërkuan… mosdekretimin. Por, çfarë vlere ka asgjëja, që po gëzon ata që duan të shtyjnë edhe ca ditë, duke i fryrë zjarrit të ndezur me kashtë… të kauzave pa kauza?!

Një firmë nuk është një frymë, por një vrimë në ujë!

Firma e presidentit bashkëkryetar opozitar, nuk mendoj se vlenë më shumë se sa ajo e ish presidentit “ushtarë”,  kjo e vërtetuar me ligj, por dhe e provuar me dështimet e turpshme, që diskretitojnë figurën honorifike pa honor, të këtyre kukllave presidenciale.

Kapter Nishani bile, si ushtarak me karrier të dyshimtë, nuk u ndal me një shkresë, por doli si strateg me “trupat” e shoqatave, që lindin si kërpudhat në pleh, duke luftuar dhe shkatërruar pronën publike dhe private, për të cilat dhanë llogari para ligjit fajtorët. Mirëpo Shvejku, si ushtari i mirë, nuk ndaloi këtu, sepse duhej ta çonte misionin deri aty, ku fuqitë t’i shteronin, që të quhej hero… i dhjerë. Ai iu drejtua gjykatave, duke e akuzuar Erion Veliajn si shkatërrues të pronës, që po ndërtohej, e në fund mori të “tretin dhe të tetin”… nga pas. Fundi i keq i këtij presidenti klloun, mendova se do të ishte bërë mësim për presidentin “majmun”, jo nga pamja, por nga akrobacitë politike, që ka bërë ndër vite.

“Majmuni”, nuk është se nuk bëri detyrën dhe nuk veproi gabim, përderisa nuk mund të dilte nga kornizat e personalitetit, që e ka përfaqësuar në vite. Ai u tall, duke i prishur qejfin artistëve, atyre që kanë vite që presin, që të kenë një skenë ku të interpretojnë me dinjitet, si gjithë artistët e botës dhe i ngopi me lugë bosh, pa tas e tepsi, opozitën komikotragjike-teatrore, sepse këto ishin moral për të.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, kërpudha e fundit si Aleanca për Mbrojtjen e Liqenit, apo Aleanca për Mbrojtjen e Sheshit, ishte më e lumtura, paçka se luga e ofruar ishte “kallp”, atyre u duket si lugë floriri, e po verboheshin nga ndriçimi i Floririt të rremë… si çdo iluzion.

Ndaj, nuk më mbetet gjë tjetër, por ta përgëzoj presidentin: Të lumtë, më në fund dole burrë, duke treguar veten se kush je, e që nuk ke asnjë lidhje me emrin e postit që mban, e që ne të paguajmë! Vetëm mos harro, nëse Teatri shembet, bëju burrë, drejtoju gjykatave, nëse gjykatat nuk të kanë marrë në dorë ty, e gjithë ato që ngopen nga tasi i shpuar i Presidentit të Republikës së Shqipërisë… z. Askushi!/Ekskluzive.al