HomeAktualitet

Presidenti i KE, Costa, tur në Ballkan, viziton Tiranën më 2 qershor

Presidenti i KE, Costa, tur në Ballkan, viziton Tiranën më 2 qershor

Para samitit BE-Ballkani Perëndimor, Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa do te zhvillojë takime në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor.

Vizita nis të hënën me Sarajevën dhe përfundon në Tivar të Malit të Zi më 4 qershor. Në Tiranë do të jetë të martën më 2 qershor.

Tema e takimit do të jetë zgjerimi dhe sipas BE, për Presidentin e Këshillit procesi i integrimit për këtë rajon duhet të vijojë mbi bazë të meritës. Sipas BE, ky samit (BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor në Tivar) mund të shërbejë për shtetet edhe për të diskutuar çështjet bilaterale mes tyre.