osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Presidenti shkel Kushtetutën duke mbledhur KLD e shpërndarë për ti bërë “qokën” e fundit Rovena dhe Adriatik Llallës

Presidenti shkel Kushtetutën duke mbledhur KLD e shpërndarë për ti bërë “qokën” e fundit Rovena dhe Adriatik Llallës

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shkelur me të dyja këmbët Kushtetutën e Republikës. Kreu i shtetit në këtë detyrë është garant i Kushtetutës, dhe kur Presidenti shkel aktin themeltar të shtetit, imagjino çfarë mund të bëjnë shtetasit e tjerë poshtë tij.

Në bazë të Kushtetutës së re por dhe të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese është vendosur se si do të veprohet me funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe me rolin e Presidentit dhe të Ministrit të Drejtësisë në këtë institucion.

Sipas Kushtetueses gjithçka është zgjidhur lidhur me vijimin e punës së anëtarëve të KLD-së, por kur vijmë në rastin e Presidentit, në Kushtetutë ka një aneks që specifikon ndalimin e vijimit të Presidentit si kryetar i KLD-së më shumë se 8 muaj nga hyrja në fuqi e Kushtetutës. Kushtetuta e re bëri gati 24 muaj që ka hyrë në fuqi, dhe që nga koha e Presidentit Bujar Nishani është tejkaluar kjo priudhë.

Nishani kur i skadoi koha të ishte kryetar i KLD si atribut i të qenit President nuk mori pjesë më në këto mbledhje, pasi në fakt dhe pak muaj i kishin mbetur për t’u larguar nga detyra. Ndërkohë që Presidenti i ri, ish kreu i LSI Ilir Meta vijoi me “qokat” e tij në krye të KLD. Duke e mbledhur sipas volisë dhe duke kryer të gjitha shërbimet ndaj njerëzve të tij në drejtësi, thjeshtë dhe vetëm për të shpëtuar bythen e vet nga burgu. Por dhe duke shkelur Kushtetutën që përbën një vepër të rëndë penale për kreun e shtetit që mund të shlyhet vetëm me burg. Të paktën në një vend ku drejtësia funksionon kjo duhej të kishte ndodhur.

Por Meta vijon dhe më tej të shkelë ligjin. Mirë që Presidentit ka që para 16 muajsh që i ka skaduar afati si kryetar i KLD, por dhe vetë KLD që nga mbrëmja e djeshme me miratimin sipas Kushtetutës të KLGJ i ka skaduar afati dhe praktikisht sot KLD është e shpërndarë. Pra pa funksion, sepse këtë detyrë nga sot e luajnë anëtarët e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit (KLD).

Por çfarë ka ndodhur?

Ilir Meta ditën e sotme, pa mandat kryetari KLD, e ka mbledhur vetë këtë trupë që është e shpërndarë dhe ka marrë vendim për të pezulluar tre gjyqtarë të gjykatës së apelit Durrës. Pa hyrë nëse është marrë vendim i drejtë ose jo që në krye të herës Meta ka shkelur Kushtetutën. Pasi është sikur të mblidhet këshilli i lagjes apo i pallatit dhe të shkarkojë kryetarin e bashkisë, kryetarin e gjykatës apo këdo tjetër. Janë me funksion të barabartë që sot.

Por po të hyjmë në detaje shohim qartë se Ilir Meta i ka bërë qokën e fundit Ronena Gashit dhe Adriatik Lallës: Ka pezulluar gjyqtarët që nuk lejuan kunatin e Rovenës të përvetësonte në mënyrë të paligjshme një pronë në kurriz të një biznesmeni durrsak.

Dhe çfarë ka ndodhur. Ditën e sotme është mbajtur një mbledhje urgjente e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në këtë takim, mësohet se janë pezulluar nga detyra 3 gjyqtarët e Apelit Durrës. Bëhet fjalë për gjyqtarët Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno. Kjo pasi krimet e Rënda i kërkuan KLD pezullimin e tre gjyqtarëve, pasi sipas burimeve të Prokurorisë në dosjen hetimore kundër tyre është administruar një fantazi për piano dhe orkestër, ku deduktohet se një kushuri i kushuririt të biznesmenit Namik Sadiku paska paguar 450 euro hotel apo rrugëtim pë një ndeshje futbolli. Një kopsitje tepër e dobët, ndërkohë që Apeli ka pushuar çështjen për rastin në fjalë.

Ndërkohë që prokurorët e Rovenës e kërkojnë me insistim për të përlyer biznesmenin, thjeshtë dhe vetëm që kunati i saj ka konflikt pronësor me të. Hakmarrje e pastër. Ndaj themi që Ilir Meta ka bërë një qokë për Rovena dhe Adriatik Llallën duke shkelur madje dhe Kushtetutën, pasi ka guxuar se si kryetar i shkarkuar i KLD të mbledhje sërish një KLD të shpërndarë sipas Kushtetutës. A mendon Ilir Meta se ndërkombëtarët po e bëjnë Vettingun për tri bileta avioni?!/Pamfleti.com