osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Profil i paautorizuar/ Vizioni i Bashës për Shqipërinë, parë në 10 vitet e tij si pushtetar

Profil i paautorizuar/ Vizioni i Bashës për Shqipërinë, parë në 10 vitet e tij si pushtetar

Lulzim Basha ka dalë sot në një deklaratë për mediat pas takimit me aleatët e tij, më të cilët vendosi që të djegë mandatet e PD, me pretekstin se vendi meriton një qeveri të ndershme që punon për ta ardhmen e Shqipërisë.

Natyrisht, duke thënë këtë, Basha nënkuptonte një qeveri të tijën.

Por, për të kuptuar se cila është Shqipëria që ka bërë Basha, mjafton t’i hedhim një sy të shkuarës së tij 10 vjeçare në pushtet, ku e nisi si ministër Transportesh në vitin 2005 dhe e mbylli si kryetar Bashkie në vitin 2015.

Më poshtë po ju sjellim një përmbledhje të jetës së tij politike, që tregon praktikisht edhe vizionin e Bashës për Shqipërinë.

Ai erdhi në qeveri në vitin 2005 dhe u katapultua në kabinet edhe pse nuk kishte asnjë kontribut në PD. U bë ministër Transportesh dhe ajo që mbahet mend nga opinioni është skandali i rrugës së Kombit ku avulluan mbi 230 milionë euro. Për këto para Basha nuk u përgjigj kurrë përpara prokurorisë, pasi arriti që të shmangej me procedurë duke çuar në organin e akuzës një fletë raporti mjekësor. Pra, nga pikëpamja e komunikimit mori damkën “hajdut”, siç e thotë populli në zhargon.

Fill pas kësaj ministrie kaloi në ministrinë e punëve të jashtme. Aty, me bekimin e ish-kryeministrit Berisha përkrah Dora Bakojanisit, firmosi faljen e detit shqiptar, Greqisë. Ishte Gjykata Kushtetuese që e rrëzoi këtë marrëveshje të Bashës, por aty ai mori damkën tjetër, atë të tradhëtarit. Të paktën kështu shihet në perceptimin publik të shprehet.

Pas ikjes nga kjo ministri, ai do të emërohej sërish ministër, por këtë herë do të merrte frenat e ministrisë së Brendshme. Ndoshta ishte momenti më i keq për të drejtuar këtë ministri, pasi në kohën kur ishte ai ministër, përveç Lazaratit që lulëzonte, ndodh edhe 21 janari. Katër të pafajshëm në mes të bulevardit vriten nga shteti. Ministri i Brendshëm dhe kryeministri ishin përgjegjesit kryesor si kupola eprore e ekzekutivit. Këtu merr damkën e vrasësit nga opinioni publik, duke vulosur një imazh të zymtë në 6 vjet jetë publike. Një rekord ky kur vjen puna te ezaurimi i imazhit në opinion publik.

Mirëpo nuk u ndal me kaq. Pasi mori bashkinë e Tiranës ashtu si e mori e që s’ka nevojë për tu zgjatur, në 4 vjet nuk bëri asnjë punë edhe pse kishte kryeministër Berishën në dy vitet e para. Kjo i vuri damkën e katërt dhe të fundit, atë të dembelit.

Të katër këto damka që Lulzim Basha ka marrë nga opionioni publik në 10 vjet, janë vizioni i tij për Shqipërinë, ndaj edhe shqiptarët në dy zgjedhjet e fundit e kanë lënë në opozitë thellë e më thellë./Lexo.al – F.Muça