Protestat kundër vendimit të Gjykatës Speciale vijojnë në Prishtinë, qytetarët mblidhen për të gjashtën ditë

Protestat kundër vendimit të Gjykatës Speciale vijojnë në Prishtinë, qytetarët mblidhen për të gjashtën ditë

Në Prishtinë po vijojnë protestat kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për të gjashtën ditë me radhë, qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu”, ku është zhvilluar një protestë e paralajmëruar si paqësore.

Në mesin e protestuesve ka edhe qytetarë nga diaspora, të cilët kanë udhëtuar drejt Kosovës për t’iu bashkuar tubimeve.

Protestat në Prishtinë kanë vijuar prej gjashtë ditësh, me pjesëmarrësit që kërkojnë kundërshtimin e vendimit të Gjykatës Speciale.