osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

PS mobilizon strukturat për shpërbërjen e LSI, Edi Rama akuzon presidentin si një të çmendur që kërkon të shpëtojë partinë e degraduar të Monikës

PS mobilizon strukturat për shpërbërjen e LSI, Edi Rama akuzon presidentin si një të çmendur që kërkon të shpëtojë partinë e degraduar të Monikës

Partia Socialiste ka mobilizuar strukturat për të shkërmoqur LSI. Heqja e koalicioneve nuk është lëvizja e vetme e mazhorancës, pasi po synohet të merren sa më shumë militantë të LSI.

Dje kryeministri Rama ka pasur një takim me Koordinatorët në qarqe, ku përveç kritikave ka kërkuar që LSI të mbetet gjithmonë në fokus.

Shefi i qeverisë këmbëngul që në administratë të mos mbetet asnjë militant i kësaj partie, ndërsa ata që janë socialistë dhe kanë shkuar aty duhet të binden të rikthehen në PS. Synimi i socialistëve duket se është që partia e presidentit të arrijë pikiatën. PD nuk pranon në listë të përbashkët dhe deklarata e Metës të hënën ishte një mesazh i qartë se partia e tij ndodhet mes katër rrugëve.

Ndërkohë kryeministri Rama po ja bën të qartë Metës nga dita në ditë se nuk do të ketë asnjë pazar për të shpëtuar partinë e Monikës, siç e quan lideri socialist. Pas takimit me drejtuesit e qarqeve, Rama foli për mediat ku sulmoi ashpër presidentin. Kryeministri tha se presidenti ka dalë nga shinat dhe po ofendon postin që mban duke degraduar institucionin dhe po e bën të pavlerë.

Sipas tij, Meta do vazhdojë gjithmonë në këtë gjendje të degraduar pasi nga një parti e tillë ka ardhur në politikë dhe drejtime të tilla po ndjek. “Është vërtet fatkeqësi që përshkallëzimi i dhunës verbale dhe marrëzisë nga ana e Ilir Metës po ndodh shumë përpara kohe në një kuptim, nuk e di ku do shkojë kaq herët sa ka filluar sepse nuk është hera e parë.

Por realisht është shumë e turpshme dhe sëkëlldisësh për të gjithë ne që të kemi një individ në zyrën e Presidentit, që fatkeqësisht ka dalë komplet nga të gjitha shinat e funksionit të tij dhe ka vendosur vetën dhe institucionin në dispozicion të një force të degraduar siç është partia prej të cilës ai vjen dhe drejt të cilës ai shkon, është për të ardhur keq vërtet”, tha Rama.

Në këtë komunikim për mediat kryeministri ka cekur edhe temën e inceneratorëve. Sa i përket kallëzimit në SPAK të PD për incerenatorët, Rama i cilësoi simptoma dëshpërimi dhe mungesë të vizionit të programit qeverisës dhe inekzistencës së lidershipit të PD-së dhe presidentit. Sakaq kryeministri tha se qeveria nuk do të merret me asnjë prej tyre, por do të vazhdojnë me programet e tyre.

“Është një periudhë kur simptomat e dëshpërimit dhe mungesës së vizionit dhe boshllëkut të programin dhe inekzistencës së lidershipit të opozitës do të shkojnë duke u bërë më të dukshme dhe të turpshme dhe fjalori shqip do të njohë një shpërdorim të madh qoftë nga PD edhe nga partia presidenciale dhe është e qartë që përballë kësaj marrëzie dhe degradimi nuk mund të bëjmë asgjë. Ne do të vazhdojmë para drejt qeverisë dhe punës tonë ku nuk jemi ndalur në asnjë moment”, u shpreh Rama.

Ram akuza Metës për maskat

Rama sulmoi presidentin dje edhe në një tjetër aktivitet. Gjatë një takimi me task forcën e shëndetësisë për ruajtjen e masave, ai tha se deklaratat e Metës për çështjen e maskave janë absurde, pasi ai si president nuk ja ka idenë fare për gjendjen aktuale dhe i vetmi qëllim i tij është të helmojë popullin kundër qeverisë dhe t’i dëshpërojë ata.

“Aplikojmë gjoba prej ditës së parë, kemi vendosur një gjobë për maskën dhe çohet Presidenti i Republikës dhe flet për mbajtjen e maskës si shantazh ndaj lirive, ndaj të drejtave të njeriut, se për të që vetëm President nuk është s’ka rëndësi fare asgjë tjetër, vetëm se si të helmojë, të dëshpërojë popullin e vet në mënyrë që pastaj kur të vijnë zgjedhjet të mbledhë ç’të mundet për atë SHPK-në e tij”, deklaroi dje kryeministri.

Akuzat e presidentit

Nga ana tjetër, përveç akuzave për reformën zgjedhore, për garën politike, për votat e të tjera presidenti ka reaguar së fundmi për gjendjen ekonomike në Shqipëri dhe sigurisht për këtë fajëson vetëm qeverinë. Bazuar në një raport të fundit të FMN, ku tregohet rënie e të ardhurave për shqiptarët, Meta deklaron se qeveria po rrit borxhin dhe varfëron shqiptarët.

Përmes një statusi në facebook presidenti ka bërë krahasimin e shifrave të të ardhurve vjetore të shqiptarëve me vendet e tjera fqinje dhe qytetarët shqiptarë janë më të varfrit në rajon. “Parashikimet e muajit tetor të Fondit Monetar Ndërkombëtar janë tepër shqetësuese. Shqipëria parashikon uljen ekonomike më të lartë në rajon. Si pasojë dhe rënia e të ardhurave për frymë është nga më të lartat.

Qytetarët shqiptarë, jo vetëm do të varfërohen më shumë, por dhe do të kenë një barrë më të lartë të borxhit për të paguar. Konkretisht të ardhurat për frymë për Shqipërinë në vitin 2020 parashikohen të arrijnë në 4898 USD/për frymë, ndërkohë që: Në Malin e Zi në 7933 USD/për frymë, në Serbi në 7497 USD/për frymë; në Maqedoninë e Veriut në 6019 USD/për frymë. Varfërimi do shoqërohet dhe me rritjen e barrës së borxhit”, shkruan presidenti.