osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

PS ndez motorët e fushatës, zbardhet mesazhi për deputetët: Opozita drejt humnerës, luftoni fort për një mandat të tretë

PS ndez motorët e fushatës, zbardhet mesazhi për deputetët: Opozita drejt humnerës, luftoni fort për një mandat të tretë

Partia Socialiste ka ndezur motorët e fushatës zgjedhore, ndërsa po lufton fort mbrapa kuintave për të marrë një mandat të tretë qeverisës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 prillit.

Edhe pse na ndajnë rreth katër muaj nga dita kur qytetarët shqiptarë do t’iu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur Parlamentin e ri, PS jo vetëm që prej disa muajsh ka zbritur në terren për të karikuar strukturat, por duket se i ka dhënë një hov të ri fushatës elektorale.

Zbardhet mesazhi për deputetët

Kështu gazeta ka mësuar se ditën e hënë në celularët e deputetëve socialistë ka mbërritur një mesazh nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili iu ka kërkuar vartësve të vet që të shfrytëzojnë këtë kohë për të kontaktuar shtëpi më shtëpi qytetarët, me qëllim që t’i bindin ata që të votojnë për PS në zgjedhjet e prillit.

Po ashtu, në mesazh Balla ka renditur edhe disa arsye se përse mazhoranca socialiste do të fitojë zgjedhjet, ku kryesorja është se përballë kanë një opozitë që po shkon drejt humnerës. “Duhet që të gjithë të zbrisni në terren dhe të komunikoni në grupe më të vogla, në mënyrë që të përçojmë mesazhin shtëpi më shtëpi se përse duhet ta na besojnë neve si PS mandatin e tretë dhe votën në 25 prill.

Opozita është drejt humnerës dhe Shqipëria ka nevojë për PS që të çojë përpara reformat. Kështu që edhe pse fundi i vitit 2019 dhe 2020 nuk na lejuan të ecnim siç dëshironin, për shkak të pandemisë dhe tërmetit, por ne si PS kemi të gjithë ambicien, dëshirën dhe meritojmë të besohemi për një mandat të tretë për të vijuar punët tona e për të çuar përpara Shqipërinë. Kështu që punon fort se koha është flori”, thuhet në mesazhin që iu është dërguar deputetëve.

Balla: Ja pse do marrim një mandat të tretë

Por ambicien që Partia Socialiste ka për të marrë një mandat të tretë qeverisës në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit e kanë shfaqur edhe publikisht krerët më të lartë të PS. Vetëm dy ditë më parë teksa postoi disa foto në rrjetet sociale nga përfundimi i ndërtimit të ujësjellësit në Hotolisht të Librazhdit, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh i bindur se PS është e vetmja forcë politike ku shumica e shqiptarëve i besojnë përgjegjësinë qeverisëse.

“Pas festave rikthehemi në detyrën tonë, me respektimin e masave mbrojtëse dhe me energjitë për tu shërbyer njerëzve dhe komuniteteve që kemi nderin të përfaqësojmë. Partia Socialiste mbetet e vetmja forcë politike ku shumica e shqiptarëve i besojnë përgjegjësinë qeverisëse dhe aspiratën për integrim Europian. Qasja jonë ka qenë dhe mbetet e qartë: ne duhet të vazhdojmë të qeverisim me besnikëri të madhe ndaj njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, të cilët janë aleatët tanë të vetëm.

Njerëzit e zakonshëm nuk i takon dot në studiot televizive, apo duke komentuar nga divani i gjumit. Populli është gjyqtari më i drejtë, ai nuk gabon”, shkruan ai. Ndërkohë po dy ditë më parë gjatë një interviste për mediat, Balla i vlerësoi si shumë të rëndësishme zgjedhjet e 25 prillit, pasi siç u shpreh ai bëhet fjalë për të vijuar e thelluar reformat. “Viti që sapo u mbyll ishte një vit ku përsëri shqiptarëve iu rikujtua se “alternativa” përballë ofertës dhe vlerës së Partisë Socialiste është dhuna dhe rrëmuja.

Lidershipi i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili në pamundësinë e Lulzim Bashës për të marrë lidershipin e asaj partie, sulmon me të njëjtat norma komuniste lidershipin udhëheqës dhe përfaqësimin e Bashkimit Europian, e që lidhet me nevojën që PD të heqë dorë nga sulmet që bën jo vetëm kundër përfaqësuesve të huaj, kryesisht BE-së së fundmi, por edhe kundër reformës në drejtësi”, deklaroi Balla./Rigels Seliman