osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Pse, e do këtë shkatërrim korrupsioni i lartë shtetëror? Frika ndaj SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit

Pse, e do këtë shkatërrim korrupsioni i lartë shtetëror? Frika ndaj SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit

Nga Spartak Ngjela

Dy janë forcat e rëndësishme sot në Shqipëri, kundër korrupsionit të lartë shtetëror: SPAK dhe Policia e Shtetit.

SPAK-u për vijimin e reformës antikorrupsion, dhe Policia e Shtetit kundër forcave shkatërruese që kanë dalë këto ditë.

I.Korrupsioni i lartë shtetëror nuk po e gjente dot një rast për të filluar shkatërrimin masiv të Shqipërisë. Vrasja e një qytetari nga policia, iu duk se rasti u erdhi.

Pse, e do këtë shkatërrim korrupsioni i lartë shtetëror?

Berisha, Meta dhe Basha ka muaj që bëjnë thirrje për shkatërrim, dhe kjo është e provuar botërisht. Po Rama? Edhe Rama, deri dje, ka dyshime se e donte këtë gjëndje, përderisa e la pasive policinë në dy ditët e para, kundër hordhive djegëse të Tiranës. Gjithsesi, tani nuk mund të kemi më vërejtje ndaj tij, se policia, në dy ditët e fundit, ka qenë në nivel të lartë profesional. Suksesi i policisë shqiptare, që erdhi në një mënyrë kaq të shpejtë dhe efikase, në funksion te politikes amerikane dhe Bashkimit Evropian, është në favor të qeverisë Rama. Por, a e di Rama këtë. Edhe në s’e di, ka për ta dëgjuar.

II.Po, pse është i lidhur kriminalisht, Korrupsioni i lartë shtetëror, me hordhitë që duan të shkatërrojnë Shqipërinë?

Lidhja e tyre vjen nga frika kundrejt SPAK-ut, frikë kjo që i ka mbërthyer psikikisht të gjithë krerët e korrupsionit shtetëror shqiptar, sepse janë të kapur në grabitjen që i kanë bërë shtetit shqiprar dhe shqiptatëve, në mbi 20 vjet rresht.

Por, me këtë që nisën të bënin, për shkatërrimin e Shqipërisë, janë treguar mëndjelehtë, se tani janë të kapur nga ekspertiza perëndimore, por edhe nga Shërbimi Informativ i Shtetit shqiptar, për të gjitha paratë që iu kanë paguar forcave shkatërruese, madje edhe fëmijëve romë, të cilët i kanë lëshuar drejt rrezikut të tyre maksimal.

Pse, ju mendoni se, pa ua nxjerrë këto prova, i ka kërcënuar ambsadorja amerikane Yuri Kim, para dy ditësh, krerët e korrupsionit shqiptar?!

Këta mendjelehtë qe duan të shpëtojnë gjënë e vjedhur duke shkatërruar Shqipërinë, sot, kanë dështuar plotësisht, sepse forca e policisë i ka në dorë dhe bën si të dojë me ta.

Në të njëjtën kohë, pyetja që ngrihet këtu, brenda provave që kanë shërbimet perëndimore në Shqipëri, dhe SHISH gjithashtu, është kjo: SPAK-u, a do të fillojë proceset penale kundër tyre?

Sigurisht që duhet t’i fillojë proceset penale, por, paraprakisht, është në dobi të shoqërisë shqiptare që, provat dhe faktet e mbledhura, duhet t’ia bëjnë të njohura edhe opinionit publik shqiptar .