osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Pse PD e “ka qepur gojën” për emërimin e kryehajdutit të QSUT Enkelejd Joti, në krye të RTSH?

Pse PD e “ka qepur gojën” për emërimin e kryehajdutit të QSUT Enkelejd Joti, në krye të RTSH?

Opozita ka heshtur dhe gjatë 4 viteve, kur Enkelejd Joti ishte në krye të QSUT dhe sipas raporteve të KLSH, ky përbindësh korrupsioni ka zhdukur 100 milionë Euro fonde me tendera e kontrata fiktive; mirëpo PD heshti edhe kur në shkelje të plotë të ligjit, Rama emëroi 78 vjeçarin Leka Bungo në krye të Këshillit Drejtues të Radio-Televizionit

Në krye të RTSH, në vend të ish-drejtorit të prangosur Thoma Gëllci, është emëruar Enkelejd Joti, i skeduar si drejtor përbindësh korrupsioni me fondet e ilaçeve, pajisjeve mjekësore, ato të pastrimit, ushqimit dhe investimeve në QSUT.

Për ta larguar nga shënjestra e drejtësisë së re, kryeministri Rama e hoqi nga QSUT dhe katapultoi në krye të RTSH, me një garë false, ku përdori si rivale fiktive, 3 zonja të lidhura në interesa personale me qeverinë dhe pjesë e propagandës personale të kryeministrit.

Përshtypje bën fakti, se PD nuk ka reaguar as me deklaratë formale si opozitë, kundër emërimit drejtor në RTSH, të kryehajdutit të QSUT, Enkelejd Joti, duke bërë sikur nuk e di që është emëruar në atë detyrë për të vjedhur.

Madje PD nuk ka reaguar as në parlament, kur e di shumë mirë se prej 3 vitesh, krejt struktura drejtuese e RTSH, që nga Drejtori, Këshilli Drejtues, Bordi i Administrimit, Bordi i Shikuesve e Dëgjuesve dhe Bordi i Etikës, janë emëruar vetëm të preferuar të kryeministrit Rama.

Të paktën, sa për dekor opozitarizmi, të kërkonte anulimin e zgjedhjes së Enkelejd Jotit drejtor në radio-televizionin publik, sepse është zgjedhur në shkelje të plotë të ligjit për mediat Audiovizie dhe Statutit të RTSH.

Por së pari, PD duhej të reagonte për faktin se drejtori i RTSH, vjen nga një histori korrupsioni ekstrem, gjatë 4 viteve në detyrë si Drejtor i QSUT-Tiranë, ku sipas raporteve të KLSH, ka zhdukur 100 milionë Euro fonde me tendera e kontrata fiktive.

Më 15 nentor 2021, ditën që Rama e emëroi Enkelejd Jotin drejtor të RTSH, grupi parlamentar i PD, nuk duhej të dilte nga salla e parlamentit, deri sa të anulohej emërimi i tij në krye të RTSH, sepse ai nuk është as profesionist dhe as i pavarur politikisht, por është pjesë e grupit mafioz të Edi Ramës, që profesion të vetëm ka vetëm hajdutërinë.

Reagimi nuk duhet bërë thjeshtë se është miku dhe sekseri i Ramës, por sepse në atë detyrë, nuk është emëruar për të rritur nivelin e RTSH dhe për ta pastruar këtë institucion nga degjenerimi, paaftësia e nepotizmi, por për të mbushur thasët.

Kështu heshti PD edhe në muajin mars 2021, kur në shkelje të plotë të ligjit, Edi Rama emëroi 78 vjeçarin Leka Bungo në krye të Këshillit Drejtues të RTSH, ndërsa para 6 ditësh i çoi dhe “esnafin” e korrupsionit Enkelejd Joti./Pamfleti