osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Pse shoku Fatmir dhe zonja Arta tremben nga digjitali Sali?!

Pse shoku Fatmir dhe zonja Arta tremben nga digjitali Sali?!

Nga Anri Bala

Ngjarjet tragjike, me humbje jete njerëzish dhe zhdukje personash të pazbuluar dhe pa autorë, si ngjarjet e fundit në Shkodër, janë vërtetë të frikshme. Por, mungesa e dëshirës për t’i zbuluar, duke shmangur informacionet dhe duke treguar stepje, është dy herë më e frikshme.

Ndoshta policia, që është kthyer aty ku ishte… me njerëz që e kanë filluar karrierën në kohën e monizmit dhe e kanë ndërprerë sa herë kanë ndërruar kahet politike në drejtimin e shtetit, nuk është e aftë të zbuloi krimin, sepse i ka humbur “nuhatja” nga …mosha. Por është e pafalshme, mos kapja e “gjahut” nga gjahtari  i vjetër, kur i’a bien te dora,  epse  duhet t’i ketë shumë të zhvilluar instiktet… prej praktikës së gjatë.

Si mund të lihet në heshtje dhe të flihet gjumë, kur “kryegjahtari” i krimit, Sali Berisha i’u denoncon çdo ditë krime e kriminel, me foto dhe bëma dhe…. me dëshmitar “policin digjital”?!

Nuk ka asnjë justifikim mpirja dhe asfiksimi i policisë apo i prokurorisë, duke bërë të vdekurin gjallë! Mos më thoni shoku Fatmir, se policët tuaj nuk e dinë, se posta elektronike, me teknologjinë e sotme, mund të lexohet dhe postuesi mund të zbulohet?!

Edhe nëse nuk ndodh, sepse “qyqarët” tuaj janë datëlindje e “harruar” për të dejtuar policinë, e të vonshëm në përdorimin e teknologjisë, përse nuk përdorin praktikën… e vjetër?! Më e thjeshta dhe më e sigurta është, që me urdhër të zonjës Arta Marku si kryeprokurore, t’i sekuestrohet telefoni Sali Berishës, i cili është një arkiv krimi dhe kriminelësh, që do i jepte mundësi shtetit të jetë shtet, ku të gjithë janë të barabartë para ligjit?!

A e dini se çfarë do i kishte bërë prokuroria ndonjë gazetari të kronikës së zezë, sikur ai të deklaronte publikisht se: më ka ardhur një mesazh nga një i policisë, që i njeh porositësit e krimit dhe hjeksit?! Të jeni të sigurtë, se do të procedonin dhunshëm, si dikur, duke sekuestruar të gjithë  telefonat e tij, për të gjetur qoftë edhe indicien më të vogël për të kapur autorët, edhe pse gjysma e telefonave të tyre gjenden dhe sot e kësaj dite, në kasafortat e prokurorisë.

Çdo gazetar që ushtron profesionin e tij, e ka të drejtë me ligj, që të mbroi burimin e informacionit dhe të ruaj anonimatin… por Berishën nuk e mbron asnjë ligj, për të mos deklaruar informatorin, që për detyrën që kryen… polic, nuk ka ligj që e shpëton nga hekurat.

Çdo qytetari, ashtu si unë, i lind e drejta të pyes, se përse kriminelat e denoncuar publikisht nuk i ballafaqoni me dëshmitarin… policin digjital?!

Si mund të kapni kriminelin, kur ju nuk kapni dot dëshmitarin?! I besoni apo nuk i besoni Berishës, “ish kryeministrit të përjetshëm?!

Apo i besoni dhe i frikësoheni asaj që do të zbuloni, sepse nëse do ishte e vërtetë, do ishte një skandal i madh dhe ju e gjithë shërbyesit e këtij shteti, duhet të largoheshit, si të tremburit…të mbaruar.

Ndaj mos flini gjumë, sepse pastaj do i’ua nxjerin gjumin ata që i’u kanë votuar… qytetarët. Mos u friksoni me lepurin në bark, sepse asnjë lepur nuk ka ngordhur nga frika sepse ka “këmbët e shpejta” siç mund t’i keni dhe ju “krahët e lehta” kështu:

1- Përdorni teknologjinë dhe të drejtën që i’u e jep ligji, për të zbuluar ushtrinë e madhe të administratës, që bashkëpunon me Sali Berishën.

2- Përdorni të drejtën që i’u jep ligji, për njerëzit që kanë informacion për krimin dhe e shpërndajnë si thashethem, duke qenë të punësuar për të zbuluar krimin.

3- Nëse këto element nuk ekzistojnë, dërgoni Sali Berishën para ligjit për shpifje dhe intriga dhe bashkë me të, në hale qytetarin imagjinar digjital.

Nëse nuk i bëni këto, me keqardhje, edhe ju do keni fundin e paraardhësve… të turpshëm, por ama pa lavdi!/Ekskluzive.al