osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort
bahis siteleri

Putin-Perëndimit: Gazin rus do ta paguani me rubla

Putin-Perëndimit: Gazin rus do ta paguani me rubla

Presidenti Vladimir Putin tha se Rusia ka në plan që të nisë shitjen e gazit vetëm në këmbim të rublës, për shtetet jo miqësore.

Ky vendim shihet si kundërpërgjigje për ngrirjen e aseteve ruse nga shtetet kryesisht perëndimore për shkak të pushtimit të Ukrainës.

“Sigurisht që do të vijojmë të furnizojmë me gaz natyror në përputhje me vëllimet dhe çmimet e dakordësuara përmes kontratave të mëparshme”, tha Putin në një takim me ministrat kryesorë të kabinetit qeveritar. “I vetmi ndryshim është se pagesa duhet bërë në rubla ruse”.

Varësia e shteteve europiane nga gazi rus është rikthyer në qendër të vëmendjes që pas nisjes së atij që Moska e quan “operacion special” në Ukrainë, por që është dënuar edhe në OKB si agresion.

Putin tha se qeveria dhe banka qendrore e vendit kishin një javë kohë për të gjetur një zgjidhje sesi do të ndryshojë mënyra e pagesës nga euro dhe dollarë, në rubla. Sipas tij, edhe Gazprom do të urdhërohet që të bëjë ndryshimet përkatëse në kontratat e gazit.

Sipas kompanisë, 58% e shitjeve të gazit natyror në Europë dhe shtete të tjera kryhej përmes pagesave në euro, ndërsa 39% në dollarë amerikanë dhe 3% në paund.

Gazi rus përbën 40% të sasisë totale të gazit që konsumohet në Europë. “Të gjithë shteteve do t’iu krijohen lehtësi për të blerë rubla në tregun tonë të brendshëm”, tha Putin.

Në listën e shteteve jomiqësore, Rusia ka futur edhe Shqipërinë, përveç se SHBA, BE, Britaninë e Madhe, Japoninë, Kanadanë, Norvegjinë, Singaporin, Korenë e Jugut, Zvicrën dhe Ukrainën.